Ish-kryeministri i Francës emërohet në bordin e kompanisë shtetërore ruse, Zarubezhneft

3 Korrik 2021, 17:08Bota TEMA

Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon është emëruar në bordin e kompanisë shtetëore ruse të naftës, “Zarubezhneft”. Lajmi është publikuar nga një faqe të publikimit të materialeve të biznesit, e-disclosure.ru dhe referohet nga France24.

Fillon ka qenë kryeministër i Francës nën presidencën e Nicolas Sarkozy në vitet 2007-2012 dhe raportohet se ka punuar me kompani ruse përmes firmës së tij, Apteras dhe u propozua në pozicionin aktual nga qeveria ruse në muajin qershor të këtij viti.

Lajmi në vetvete vjen në kontekstin e një shqetësimi të vazhdueshëm për flirtin e gjatë që zyrtarë të ndryshëm europianë, përfshi ish-kryeministra kanë me kompani shtetërore ruse duke krijuar një rrjet lobimi dhe kooptimi që është shndërruar në problem politik.

1 komente në “Ish-kryeministri i Francës emërohet në bordin e kompanisë shtetërore ruse, Zarubezhneft”

  1. rexha 10 says:

    ESHTE BASHKE ME ISHE KANCELARIN GJERMAN .DIHET QE TASHME GJERMANIA FRANCA DHE RUSIA E COJNE UJIN NE MULLIRIN E SERBISE. KJO PER NGA POLITIKA E JASHTEME .NDERSA PER INTERESAT E EKONOMIKE ,SEJCILI I CONE PARATE NE SHTEPINE E VETE,PORE PA PAGUAR TAKSA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje