Regjistrohen mbi 1 mijë të infektuar dhe 14 viktima nga Covid-19 në Itali

7 Korrik 2021, 19:18Bota TEMA
Regjistrohen mbi 1 mijë të infektuar dhe 14 viktima nga Covid-19

Italia ka regjistruar 1,010 të infektuar me koronavirus nga 177,977 testime të kryera, ndërsa 14 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan për kujdes shëndetësor  180 pacientë (-7 krahasuar me një ditë më parë), ndërsa shtrimet në spital në pavijonet e tjera Covid janë 1,234 (-37).

Ndërsa, totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 127.718. Shkalla e pozitivitetit  qëndroi në 0.6%, ndërsa të shëruarit janë 1,735.

Që nga fillimi i pandemisë Italia ka regjistruar  rreth 4,3 milionë raste pozitive, prej të cilave 4 milionë janë shëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje