Kohë revolte, në vendin e fundit afrikan që drejtohet zyrtarisht nga një monark absolut. Bëhet fjalë për Eswatinin, i njohur deri në vitin 2018 si Swaziland.
Totalisht i rrethuar nga Afrika e Jugut, me të cilin shkëmben 90% të marrëdhënieve tregtare, vendi me pak më shumë se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III.
Firma e tij është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor, dhe sipas opozitës në vitet e fundit presioni ndaj opozitës dhe të asaj pjese të shoqërisë që kërkon më shumë të drejta është përkeqësuar dukshëm.
Protestat e fundit janë shtypur me dhunë nga autoritetet, dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut.
“Në Parlament as nuk mund të flasim pa lejen e mbretit, duhet t’i merret leja edhe kur nuk ndodhet aty. Çdo vendim që marrim, miratohet nga ai, dhe vetëm nga ai”, denoncon një deputet lokal, i përfshirë në protesta.
Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra. Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg.
Një institucion, ai i burgut, që deri në vitin 1968 nuk njihej në mbretërinë afrikane, nga momenti që për krimet e gjykuara të rënda të dënuarit çoheshin në malin Nyonyane, dhe hidheshin nga maja.
Vendet kufitare me Eswatini, si Afrika e Jugut, Botswana dhe Zimbabwe po tentojnë të ulin tensionin, ndërkohë që mbreti ka bërë të ditur se në qoftë se populli do të vendosë për ndryshime kushtetuese ai është i gatshëm, por që kjo duhet të ndodhë “me reforma dhe ndërmjetësime”.
Institucione si Amnesty International e kanë cilësuar atë që po ndodh në vendin e Afrikës jugore si një “sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e njeriut”.
Protesta të shumta në Eswatini janë shtypur me dhunë nga autoritetet dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut
Vendi me pak më shume se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III
Firma e tij është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor
Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra
Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg
Një institucion, ai i burgut, që deri në vitin 1968 nuk njihej, nga momenti që për krimet e gjykuara të rënda të dënuarit çoheshin në malin Nyonyane, dhe hidheshin nga maja
Në Eswatini, çdo shtetas duhet të kërcejë gjatë festës kombëtare, sipas disa koreografive të përcaktuara
..brravo mreti.
Ai denimi me hudhje nga maja malit duhet apliku n shqipni per pulitikant …
Ka plot maja shqiperija
Ky i ha mune Rames. Rama eshte jo vetem mbret absolut por edhe lider global. Gjigand gjithashtu.
Mbreti ia ka kaluar me grate , ka 11 me shume ???
mos me i lexu kto mretnit e tjera se ka me u bo boom kjo pune.
Nashiiiiii edhe keq nuk e ka ky Mreti Afrikan.
Po nji gru e nji te dashtun ?
Nejse s’e ky s’kupto shqyp .
Lodhet njona gru hop fillon tjera punen .
Pra , fare pa avantazhe nuk eshte kjo ide me dy gra?
jam i befasuar nga kujdesi qe tregon Mbreti per burrat /qytetaret e tij .
Mendoj se Demokracia ne vendet Afrikane do arrije me lart se ne europe ,
ku Mbretnit e Politika ,mendon vetem per vetemn e vet dhe c’ehste me skandalozja ,
i thon qytetarve meshkujve :Martohuni me burra
e Femreva ; Martohuni me gra !!!!!!!
Jan ne Metro kta e?
Merni shembull nga Mbreti Afrikan o njerez Perverse .
Ku ka gjo me te bukur per burrin se te ket nja dy gra .
Me nji gru thut ti e Fanatik ,
qe s’di cdo me thon Grue ?
Ike ere koqe .
Do me u cmen e vdek pa kuptuar bukurine e jetes ,perse jetove ?
ye .
Nji burr e vertet me shiju jeten do dy gra qe te jetoj jeten i Lumtur ne kte Bote .
——
Mos guxoni te flisni !
Budallenje Mbeti e ka per te miren tuj mer pfff