Kafshët parashikojnë fitoren e Anglisë: Derrat dhe papagajtë zgjedhin “3 luanët”

10 Korrik 2021, 16:25Sport TEMA

Shumë kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë detyra të parashikojnë se kush do të fitojë finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglinë. Për fat të keq për Italinë, vendimi unanim i kafshëve dhe shpendëve në kopshtet zoologjike në Neëcastle apo Bristol ishte se ekipi i Gareth Southgate do të jetë fitimtar të Dielën.

Suzie, derri i Ouseburn Farm, vendosi të hante nga një kovë e shënuar me një flamur anglez. Po ashtu edhe papagalli Eva doli në krah të flamurit anglez.

Një rezultat të ngushtë parashikuan derrat e Bristol Zoo Garden, Polly dhe Elvis ku njëri zgjodhi kutinë me flamurin e “3 luanëve” ndërsa tjetri iu afrua fillimisht gjellës italiane edhe pse në fund shkoi te britanikët.

Të enjten edhe kafshët e kopshtit zoologjik të Londrës parashikuan gjithashtu që Anglia do të bëhej kampione e Europës ashtu edhe një tigër nga një kopsht zoologjik i Siberisë.

Kafshët janë përdorur edhe në të kaluarën për të parashikuar rezultatin e ndeshjeve të futbollit. I famshëm mbetet një oktapod gjerman gjatë Kupës së Botës 2010 kur ai parashikoi me sukses rezultatin e 8 ndeshjeve.

3 komente në “Kafshët parashikojnë fitoren e Anglisë: Derrat dhe papagajtë zgjedhin “3 luanët””

  1. Shaqo says:

    Te shohim c’do te thone njerzit, se kafshet kane inteligjence te larte!!!!????

  2. Po ai derri i penalltise me Danimarken , si e patashikon ?!!!

  3. Vlonjatet says:

    Derrat dhe gjithe kafshet e Italise parashikojne fitoren e Italise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje