“Wembley” i gjithi anglez të dielën, por gjithë Europa bën tifo për Italinë

10 Korrik 2021, 12:45Sport TEMA

Europa do të bëjë tifo për Italinë në finale e Euro 2020. Do ta bëjë, sepse Brexit është ende një plagë e hapur për kontinentin e vjetër, do ta bëjë gjithashtu, sepse afrimiteti i Anglisë me UEFA-n dhe presidentin e saj Ceferin ka gjeneruar një ndjenjë kolektive negative.

Pas mbështetjes së trajnerit të Spanjës, Luis Enrike, “axurrët” kanë në krahun e tyre edhe drejtuesit e Bashkimit Europian, nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, te presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. “Zemra e saj është me Italinë”, – ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, duke iu referuar Von der Leyen. “Natyrisht, do të bëjë tifo për Italinë”, – ka pohuar homolugu i presidentit të Këshillit Europian.

Mbështetje e sigurt kjo, pas tensionit mes qeverisë britanike dhe Bashkimit Europian për Brexit. Më pak i sigurt ishte suporti i francezëve, që sipas një sondazhi të “Equipe”, 69% do të bëjë tifo për Italinë, 20% për Anglinë dhe 11% për asnjë prej tyre. Do të bëjnë tifo për Kielinin me shokë edhe danezët, të eliminuar në gjysmëfinale nga një penallti shumë e dyshimtë në favor të Anglisë nga arbitri Makeli.

“Armiq” për skuadrën e Southgejt janë edhe ata të shtëpisë, skocezët, edhe pse bëjnë pjesë në Britaninë e Madhe. Megjithatë, parashikimet anojnë nga Anglia, duke qenë se luan në shtëpi, përpara publikut të saj. Një avantazh i madh. “Wembley” të dielën në mbrëmje do të jetë një det i bardhë, me një rrip të madh blu, sektorin e rezervuar për italianët rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar. Për momentin, është e sigurt prania e 7500 italianëve (6500 rezidentë dhe 1000 që do të shkojnë nga Italia) në stadiumin e Londrës. Anglezët në shkallët e stadiumit do të jenë të paktën 50 mijë.

7 komente në ““Wembley” i gjithi anglez të dielën, por gjithë Europa bën tifo për Italinë”

  1. ushtari says:

    ndoc rrokun ka me marre italia

  2. Kush e fitoi europianinne kaluar? aty duhej te luhej finalja says:

    E ça se Europa do beje tifozllek per Italine. Ata duheshin aty ne stadium. Taniii
    Tifozet inglize. aarbitrat me inglizin. Do tu bejn edhe nonj reng italianeve, portierit dhe aq. Te henen e ka thene Anglia se ka feste. Fitorja eshte vendosur me ate Aleksandrin. Eeh mir mir.

  3. Tip Top says:

    Pasi kercenoi klubet Angleze se do ti dergonte ne ligen e Konferences ,Dhe ishte kunder Superliges Evropiane,Johnson do shperblehet nga Seferini me nje kup evropiani ,UEFA e beri kete ne 2004 me Greket.UEFA eshte me e korruptuar se bashkia e Tiranes.. pleqte e italise nuk kane Force per zezaket e anglise edhe per Arbitrin bashke.sidoqfte futbolli i fermereve lopcar qe luan Anglia eshte tmerr ta shikosh,po mesuan edhe anglezet trompolinon e pame me Danezet.Ne si Shqiptar nuk kemi shpetim nga Duka Mafia.

  4. Matrapiku says:

    Per inat te Europes kurves plake fiton Anglia.Para Anglia fitoreeeeeeeeeee .

  5. Beni says:

    Ore dini ca flisni ju? Merrni vesh nga futbolli apo jo ?Brezi i sotem Anglez eshte brezi me I mire i te gjitha koherave,dhe me lojen qe ka bere e meriton titullin

    1. Celo Mezani says:

      Aboslutisht jo. Nuk eshte ky brezi i tyre me i mire, por eshte brez ndryshe.
      Kombetaret angleze te meparshme, luanin pa hile, naive taktikisht, por edhe pa gjak dhe te percare nga klanet e klubeve.

      Tani anglezet kane perfeksionuar nga shoket e tyre latin neper klube: simulimin, qetesimin e lojes, vonesat, ankesat tek arbitri dhe mbi te gjitha cinizmin taktik qe e solli per here te pare Southgate. Nje merite shtese e Southgate eshte qe ka ditur te mbjell fryme ekipi duke i fshire sherret e klubeve.

    2. Loni pe Kolkondasi says:

      Mos prit arsye per cfare flitet, Beno, behet fjale per tifozllek, sport. Une jam tifoz me anglezet. Ndeshja do te dali 4-1 per Angline. Nese do te dilte 3-1 per Angline, do t’me vinte vertete keq. Ndaj gezo Beno, bej qejf, lere arsyen ne shtepi dhe nese do te marresh pjese ne feste, thirr fort per ate qe te do zemra. Kemi nevoje te shlodhemi se na cau bythen politika dhe gazeta Tema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje