Mourinjo këshillon anglezët: Mos këndoni para kohë, finalen e vendos mesfusha

9 Korrik 2021, 19:25Sport TEMA

Zhoze Mourinjo, një njeri që e njeh mjaft mirë ambientin futbollistik anglez, pasi ka punuar për shumë vite në Premier Ligë, ka një këshillë për britanikët para finales së Euro 2020 ndaj Italisë.

“Para ndeshjes me Danimarkën, i këshillova anglezët që të mos këndonin “Football it’s coming home”, sepse do të ishte e vështirë.

Tani po them të njëjtën gjë para sfidës me Italinë”, – u shpreh fillimisht Mourinjo, duke komentuar Euro 2020 në rubrikën “Talks Sport”. Trajneri i Romës më tej me humor shtoi: “Më falni, ja dhe rezultati pas disa seancash stërvitore”.

Portugezi bën edhe një analizë të dy skuadrave finalist:

“Anglia dhe Italia kanë dy profile të ngjashme, nuk kanë bërë shumë gabime, janë dy kombëtare solide dhe pragmatiste. Nuk e kanë humbur kurrë AND-në e tyre. Do të përpiqen të luajnë një ndeshje pragmatiste të dyja.

Forca e Italisë është në mesfushë, me Zhorzhinjon, Verratin dhe Barelën, por edhe me Kristanten dhe Lokatelin. Ndeshja do të luhet aty, në mes, dhe besoj se Southgejt nuk do ta ndryshojë dyshen Rajs-Filips”.

2 komente në “Mourinjo këshillon anglezët: Mos këndoni para kohë, finalen e vendos mesfusha”

  1. Ka Çeço biçak says:

    Danezet kane pikasur se portieri i tyre eshte verbuar me lazer ne kohen qe Harry Kane ka goditur penalltine.

  2. SPORTEDASHESI says:

    Ironi te madhe ka perdorur Murinjo sepse ai e ka fjalen qe “Finalen e vendos Arbitri”,pasi ai eshte ne pozicionin e mesfushes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje