Dy ditë nga finalja e Euro 2020, në Kombëtaren Italiane janë të shqetësuar për mundësinë e një infektimi të mundshëm me Covid.
Një gazetar i cili ka shoqëruar Italinë në ndeshjen me Spanjën por që ka patur kontakte me skuadrën vetëm gjatë konferencave për shtyp, ka rezultuar pozitiv.
Edhe dy të tjerë janë infektuar por ata kanë qëndruar në Angli ndërkohë që njëri prej gazetarëve u kthye me skuadrën në Koverçiano, qendrën e grumbullimit të të kaltërve.
Shanset e një përhapjeje të virusit sërish si muajin mars tek Italia janë të vogla edhe për faktin se e gjithë kombëtarja është vaksinuar por gjithsesi skuadra është izoluar menjëherë dhe do të vëzhgohet me kujdes deri në finalen e së dielës.