Conference League: Partizan spektakolar, fiton bindshëm takimin e parë ndaj Sfintul Gheorghe

8 Korrik 2021, 22:02Sport TEMA

Stenio Junior fantastik, Partizani shpartallon me rezultatin 5-2 Sfintul Gheorghe në ndeshjen e parë të Conference League në “Elbasan Arena” dhe kualifikimi në raundin e dytë ku i pret Basel duket një formalitet.

Braziliani ishte protagonist në të pestë golat e “Demave”, teksa shënoi dy herë dhe asistoi në tre të tjerët. Stenio Junior e nisi në pjesën e parë kur shfrytëzoi gabimin e miqve dhe shërbeu për Cardoso. Ky i fundi nuk fali brenda zone.

10 minuta më pas Stenio realizoi edhe golin e dytë, ndërkohë që miqtë më pas fituan një penallti në fundin e pjesës së parë dhe Volkov nuk gaboi. Skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 2-1 në fuqi.

Dhuratat e Sfintul nuk kishin mbaruar dhe Junior realizoi edhe golin e tretë, pasi mbrojtësit miq nuk spastruan zonën. Edhe te goli i katërt ia dhuruan topin brazilianit, i cili këtë herë i dha mundësinë Carës të shënonte.

Stenio “show” nuk kishe mbaruar. Pesë minuta nga fundi asistoi me kokë për Cardoso, i cili i dha “shuplakën” skuadrës moldave. Kaq dhe tashmë Partizani mund të festonte, edhe pse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje