Mijëra tifozë pa maska pas ndeshjes, ekspertët: Rastet mund të shkojnë 100.000 në ditë

8 Korrik 2021, 14:31Sport TEMA

Mijëra tifozë të Anglisë hoqën dorë nga mbajtja e maskave të fytyrës dhe respektimi i distancës fizike pas fitores së Tre Luanëve në gjysmëfinalen e Euro 2020 ndaj Danimarkës.

Më shumë se 66.000 njerëz mbushën tribunat dhe u këshilluan që të mbanin maskat gjatë gjithë lojës dhe të shmangnin përqafimet, por nga fotot e bëra virale në rrjetet sociale shihet teksa tifozën zbritën pas orën 23:00 në Wembly dhe hoqën maskat pa respektuar asnjë rregull antiCovid.

Maskat nuk janë të detyrueshme në zona të jashtme të mbushura me njerëz, por ekspertët thonë se mbajtja e tyre do të ndihmonte në uljen e përhapjes së Covid.

Skenat e gëzimit pas fitores 2-1 të Anglisë ndaj Danimarkës në kohën shtesë erdhën vetëm disa orë para se shkencëtarët të paralajmëronin se turneu i futbollit kishte shkaktuar një rritje të rasteve me koronavirus që mund të arrijë të regjistrojë rreth 100.000 infektime deri më 19 korrik.

Një studim i madh vlerësoi se rastet tani do të dyfishohen çdo gjashtë ditë dhe zbuloi se rastet e reja në Angli janë katërfishuar në qershor, me rritjen që përkon qartë me Euro 2020.

Por me Anglinë që po përgatitet për finalen e madhe pas 55 vitesh ku ata do të përballen me Italinë të dielën, ekziston frika se situata e Covid-19 mund të përkeqësohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje