Një penallti e dyshimtë ndëshkon Danimarkën, Angli-Itali, finalja e Kampionatit Europian

7 Korrik 2021, 23:38Sport TEMA

Anglia-Italia është finalja e këtij Kampionati Europian. Në Wembley, mes vështirësive, anglezët arritën të mposhtin 2-1 Danimarkën pas 120 minutash.

Sfida nisi me lojë të hapur, nga anglezët natyrisht por edhe nga Danimarka që kishte paralajmëruar se nuk mbyllej në mbrojtje në pritje të kundërsulmeve.

Në minutën e 30 një gjuajtje spektakolare, por edhe një reagim jo i mirë i portierit Pikford sjellin golin e avantazhit për Danimarkën që realizon nga goditja standarde me Damsgard. Epërsia e nordikëve zgjat vetëm 9 minuta.

Kane kombinon bukur me Saka që asiston Sterling në zonë por topi përfundon në rrjetë nga kapiteni Kajer ndërsa nuk ja del ta largojë si duhet.

Pjesa e dytë vazhdon me anglezët që kërkojnë përmbysjen. Në të 55-n, Maguajër gjuan me kokë, por portieri Shmajkel zgjatet në mënyrë spektakolare duke kryer një pritje që ka vlerën e golit. Në vazhdim, Anglia dominoi totalisht, por nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Harry Kane u bë heroi i anglezëve, i cili realizoi golin e dytë. Fillimisht gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa pas pritjes së portierit Kane e dërgoi topin në rrjetë.

6 komente në “Një penallti e dyshimtë ndëshkon Danimarkën, Angli-Itali, finalja e Kampionatit Europian”

  1. Realisti says:

    Sa e vështirë ishte të kuptoje, duke përsëritur regjistrimin e videos, që ajo nuk ishte penallti. Turp për këta plera që prishin vlerat e futbollit.

    1. antipatrea says:

      Ty “rrealistit” ta ka thënë ky Loni më poshtë … Meqë ditkerke shumë nga futbolli : Ai faulli i danezëve , që s’kishte asnjë lidhje me topin : Rrealisht si tu duk ???
      Angli – Itali 10 -0 ….

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Angli-Itali 4-1

  3. Tifoz mafioz says:

    Po atij hunderrit te Italise qe i ngeci topi ne dore perse s’ja dhane penalty?uefa ne nje finale te paracaktuar, mjeshtrat e manipulimit vs parase qe mban gjalle uefa.

  4. antipatrea says:

    Ty “rrealistit” ta ka thënë ky Loni më poshtë … Meqë ditkerke shumë nga futbolli : Ai faulli i danezëve , që s’kishte asnjë lidhje me topin : Rrealisht si tu duk ???
    Angli – Itali 10 -0 ….

  5. Ardi says:

    Gjynah se sishte pennalti. U bera me italine tani vetem prej kesaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje