Spanja u eliminua nga Europiani, teksa u mposht në gjysmëfinale nga Italia, me këta të fundit që triumfuan pas gjuajtjeve të penalltive.
Të besuarit e Mancini u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshave dhe ia dolën që në fund të kualifikohet për në finale, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Angli-Danimarkë.
Gerard Pique është ndjerë keq për këtë eliminim të Spanjës, ndonëse ai vetë nuk ishte pjesë e kombëtares në Europian.
Nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij Pique gjen edhe shkakun edhe eliminimit të iberikëve.
“Nuk është rastësi që në katër rastet kur ndeshjet kanë shkuar me penallti, në Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës, gjithmonë është kualifikuar skuadra që ka gjuajtur penalltinë e parë. Statistikat tregojnë që ai që godet penalltinë e parë ka më shumë mundësi të kalojë më tej.
Nuk më duket e drejtë që në një kompeticion të tillë një monedhë të bën të nisesh në disavantazh”, shkruan Pique.
Po si zgjidhet ndryshe ne barazi mes dy skuadrave o gjeniu i shakires??
Monedha nuk na pelqen kur nuk esht ne krahun ton , por esht per te dy palet njelloj , kur nuk kishe byth te fitoje ne 2 or loj , si tja bejm ndryshe .