Itali kujdes! Anglia në finale ka në favor erën (politike)!

8 Korrik 2021, 17:34Sport TEMA

E ndërsa në mediat angelze ka shpërthyer euforia për arritjen më në fund të Tre Luanëve në një finale Europiane, me tituj nga më bombastikët e deri diku të ekzagjeruar, italianët i druhen një mbështetje politike për Anglinë, në prag të finales së madhe të Euro 2020, aq sa edhe një prestigjioze si Gazzetta Dello Sport, e përditëshme që nuk është në ndjekje të sensacionit por ndër më korrektet në Europë del me një artikull të titulluar, “Itali Kujdes! Anglia ka në favor erën (politike) teksa shkruan:

“Në Europianin e organizuar për përdorim dhe konsum të Anglisë, nuk ështtë për tu surprizuar fakti se është një penallti shumë bujare ajo që shtyn skuadrën e Southgate drejt finales së parë në një turne madhor pas plot 55 vjetësh.

Mëkat, pasi kjo kombëtare nuk ka nevojë për ndihma, por ajo që ka ndodhur këtë muaj, me Uefa-n që injoroi apelin e dy qeverive dhe thirrjen e alarmit të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të bën të kuptosh se cfarë atmosfere ekziston.

Mes Anglisë, dhe një titulli të paralajmëruar, në një turne të luajtur në shtëpi, tani është Italia që ka të drejtë të shqetësohet. të kaltërit konsiderohen të paarritshëm, dhe Mancini duhet të ketë parasysh dy gjëra, kundërshtarin dhe erën politike.

Duke kujtuar se cfarë ndodhi në orët e tentativës për grusht shteti ndaj Uefa-s nga Superliga, kryeministri britanik Boris Johnson hyri në histori si njeriu që shpëtoi futbollin europian nga një shkëputje e rrezikshme. Një  efekt shpërblimi qëndron në llogjikën e gjërave,

Gazzetta shkruan se ndoshta italianët mendojnë keq e bëjnë mëkat, por më mirë kështu se sa të duken si budallenj. Europiani i thotë lamtumirë Danimarkës, që ishte paksa kombëtarja e të gjithëve pas episodit të pafat për Eriksen, dhe meriton duartrokitje.

Vlerësimi nuk shpjegohet vetëm por afeksionin por edhe për aspektin teknik, skuadra e Hjulmand coi Anglinë në kohën shtesë, duke u përgjigjur goditje pas goditjeje dhe në disa faza duke vënë në vështirësi zotërinjtë e Ëembley-t, nuk meritonte të humbiste për një penallti që nuk ekzistonte.

5 komente në “Itali kujdes! Anglia në finale ka në favor erën (politike)!”

  1. Kalec Dega says:

    Afeksioni ……n’ Eembley-t, lol……????!!!!!

    =
    lol
    =
    “era”politike lol…….??????!!!!!
    ia shkerdhytmenjen skiptareve o Mero…..

  2. birbili says:

    Eshte percaktuar qe mbreme me Danimarken: Anglia fituese e percaktuar zyrtarish e europianit. Kjo menyre arbitrimi dhe percaktimi deri tek kryeministri anglez, na beri te humbasim dhe konsideratat qe kishim per skuadren. Ju be vone atyre!

  3. Beni says:

    Ata qe e njofin futbollin dine ta vlersojne nivelin e Anglise dhe te Italise ne keto momente,nuk ka nevoje per komente per kete brez yjesh Angleze qe e meritojne plotesisht ttitullin

  4. Beni says:

    Po behen edhe keta italianet si puna e PD qe do na vjedhin zgjedhjet pa u bere,te tmerruar me Spanjen u mbyllen ne mbrojtje,tani jane shume te tmerruar nga Anglezet qe e meritojne plotesisht titullin England ??????? England ???????

  5. Tifozi kuq e zi says:

    Danezet u perzun me dhun nga lgbt hollandoangleze , qe kohet e fundit po behen te rrezikshem si ne te gjitha fushat edhe ne futboll , gei albitri hollandez shperbleu homoseksualin sulmusin anglez qe vrapon duke harru bythen nga mbrapa me penallti inegzistente .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje