Conference League: Çoba mban gjallë shpresat e Vllaznisë, gjyqtari “masakron” shkodranët ndaj Siroki

8 Korrik 2021, 23:08Sport TEMA

Vllaznia zhgënjen në ndeshjen e parë të Conference League. Skuadra shkodrane u mposht me rezultatin 3-1 ndaj Siroki Brijen në sfidën e parë të luajtur në Bosnje, ndërsa protagonisti kryesor u bë edhe gjyqtari rus, Aleksei Matyunin që akordoi 2 penallti kundër Vllaznisë, 2 kartona të kuq për Krymin dhe trajnerin Brdariç si dhe 13 kartona të verdhë për lojtarët shkodranë.

Goli i parë I ndeshjes u shënua në minutën e 43-të me penallti. Stanic nga 11 metra nuk gaboi dhe mposhti Zogovic.

Në pjesën e dytë, Siroki mori penallti e dytë që u kthye në gol sërish nga Stanic, ndërsa Lukic në minutën e 77-të shënoi edhe golin e 3-të.

Për të mbajtur gjallë shpresat e Vllaznisë për ndeshjen e kthimit, mendoi talenti Çoba që shënoi gol në fund me sfidën që u mbyll me rezultatin 3-1.

3 komente në “Conference League: Çoba mban gjallë shpresat e Vllaznisë, gjyqtari “masakron” shkodranët ndaj Siroki”

  1. VFLP says:

    Nqs do kishim nje federate serioze futbolli qe sot duhet te kishte bere kerkesen per hetim te arbitrit rus. Eshte mire qe klubi i Vllaznise te marre avokat dhe ta hedhe ne gjyq arbitrin dhe UEFA-n.Mos prisni nga Duka te mbroje klubet shqiptare. Ky eshte komplet skandal me baze korrupsioni ose ksenofobie. 13 kartone te verdhe,2 kartone te kuq dhe 2 penallti kunder Vllaznise. Turp qe vetem trainieri Brdaric ngre zerin.

  2. artisti says:

    hahahahaha Ruset keta muzhik te ndyre,kudo e tregojne urrejtjen e armiqesine qe kane ndaj shqiptareve.Motrat ku ti kene

  3. Partizoni says:

    Vllaznia nuk ka pse merzitet kaq shume me albitrin,se per jorgjin nuk tha asnje llafe dhe e mbrojti.Si ja ben te tjereve zoti ta kthe mbrapsh!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje