Zlatan Ibrahimovic njihet për batutat e tij, me të cilat shpesh tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi suedezi ka uruar për fitimin e Europianit, portierin e Italisë , Gianluigi Donnarumma dhe këtë e bën në mënyrën e tij.
“Një vit me mua dhe tashmë di si të fitosh. Je i mirëpritur”, i shkruan Ibra portierit.
Kujtojmë se lojtarët luajtën bashkë me Milanin në sezonin e fundit, ku ishin nga më të spikaturit në arritjen e objektivit Champions për kuqezinjtë.