UEFA ndan çmimet e Europianit, surprizë me njeriun e eventit dhe lojtarin e ri më të mirë

12 Korrik 2021, 10:32Sport TEMA

Europiani 2020 uli dje siparin e një muaji të nxehtë. Italia ngriti trofeun në Wembley duke bërë që Anglia mos ia dilte në shtëpi.

Në fund të eventit, UEFA ka ndarë edhe çmimet në lidhje me këtë event.

Gigio Donnarumma është shpallur lojtari më i mirë i turneut, me portierin që edhe dje ishte vendimtar në pritjen e penalltive.

Golashënuesi më i mirë ka dalë Ronaldo me 5 gola dhe 1 asist në katër ndeshjet e zhvilluara, ndërsa Pedri për Spanjën është shpallur lojtari i ri më i mirë. Bonuçi ka rrëmbyer trofeun e lojtarit më të mirë në finalen e djeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje