Lineker sulmon Anglinë, pas finales: Ne kemi frikë nga vetja…

12 Korrik 2021, 09:05Sport TEMA

Gary Lineker ka provokuar Italinë shumë herë gjatë këtij Kampionati Europian, por këtë here, pas fitores axurre në finale, ai shpërtheu kundër Anglisë së tij. Menjëherë pas ndeshjes, ish-sulmuesi anglez shkroi në Twitter:

“Nëse Anglia kërkon të shkojë përpara do të duhet të jetë më sulmuese. Ne duhet të jemi më të guximshëm me zotërimin e topit dhe të sulmojmë me më shumë forca përpara.

Sulmuesit tanë kanë potencial të të trembin nga larg. Të gjitha ekipet i kanë frikë, por duket se ne kemi frikë nga vetja kur i rreshtojmë ata të luajnë”.

Gjatë ndeshjes në “Wembley”, llogaria e Gary Lineker në Twitter mbeti më e qetë se zakonisht, me vetëm një “cicërimë”, që komentonte golin e Shaw.

Në fund të penalltive, të cilat e dërguan trofeun te blutë e Roberto Mancini, ish-sulmuesi anglez përgëzoi fituesit: “Urime Italisë, e meritoi! Por ky nuk është fundi për Anglinë e re, është vetëm fillimi”.

2 komente në “Lineker sulmon Anglinë, pas finales: Ne kemi frikë nga vetja…”

  1. Tani?? says:

    E or vella. Kane ikur ato kohe kur me ty, apo Bobby Moore Anglia fitonte edhe Europianin. Ishin skuadra bio dhe luftonin per flamurin e Anglise.

    1. Julian Marko Ingolstadt Bayern says:

      Me ty ???? Ka fituar Lineker nje kup Europe dhe Bote dhe ne se dim ??? Edhe Lineker eshte pjese e deshtimit …. vec tani eshte komentator dhe si i tille shkruan pa kufi per cdo gje dhe per kedo …….ky nuk qe Lunekwr qe lavderoi ne qiell skuadren Angleze per fitoren ndaj gjeraneve ??? Golat ben diferencen , se loja e tyre ishte e njejte , kujtonin anglezet se duke shenuar te paret dhe duke u kthyer pas ne mbrojtje dhe duke mbullyar zonat do tu jepte fitoren e europianit ……cec shane te gjith gjermane dhe danez ….. nejse ….. here tjeter …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje