Pamje mjaft impresionuese vijnë nga ambjentet e jashtme të stadiumit Wembley në Londër, ku do të luhet ndeshja finale e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë.
Stadiumi pritet të jetë i mbushur në masën 75%, rreth 60 mijë tifozë, aq sa është e lejuar prej autoriteteve.
Tifozë të shumtë janë mbledhur jashtë stadiumit prej orësh dhe kanë nisur festën, nën moton “It’s coming home” (Po vjen në shtëpi!), një këngë e David Baddiel, Frank Skinner dhe Lightning Seeds, tashmë e kthyer në himn, ku spikat fraza “Futbolli po vjen në shtëpi”.
Anglia shpreson të shkruajë historinë, duke fituar këtë kompeticion për herë të parë.
Nga ana tjetër, Italia e ka fituar vetëm një herë Kampionatin Europian, në vitin 1968 kur mundi ish Jugosllavinë në finale.
Më poshtë foto nga atmosfera jashtë stadiumit Wembley:
Nje uefa palaco dhe e degjenruar.Italia duhej te kerkonte propocianilitetin ose te terheqej nga finalja.Bllokimi i tifozve italian ashte me qellim
Jetoj ne nje lagje te Londres, e cila esht larg Wembleyit, se Londra i ka nja 50 lagje. Ketej nga une, makinat po i bien prive dhe kane kercitur fishekzjarret. Po festohet pa filluar ende ndeshja.
Imagjinoni sikur mos ta fitojne kupen …….do qesh gjithe Bota me kllounet angleze , ua kane futur nje here gjermanet ne 1996 po me sa duket nuk kane vene mend ……kujtoni vetem goditjen e penalltise se fundit nga Andy Moler se si i drejtohet tribunes angleze i krekosur dhe duke u thene : ku jeni ?? ku e keni it’s coming home ??
Qesharakë nuk janë anglezët. Qesharakë eshte kur dy shqipëtarë bëjnë sherr me njëri tjetrin sepse njeri eshte me Italinë dhe tjetri me Gjermaninë. Ndërsa gjermani dhe italjani duke bërë muhabet me njëri tjetrin thonë: Po keta te dy, çfare kane që grinden?
Anglezët natyrisht do festojnë fitoren, po fituan. Edhe po nuk fituan, festojnë që shkruan deri në finale. Do shkojnë në pub, do i fusin nja dy birra “për shpëlarje”, dhe shkojnë në shtëpi, se nesër shkojnë në punë.
Futbolli është hobi, dhe kalim kohe çdo fund jave.
Ndersa hobi ynë eshtë kafeneja, dhe mbasi kemi bërë llogje per Saliun, Ramën, dhe Bashën, pyesim: “Ku do ta hame drekën sot?”
Gjatë kesaj kohe, dreqi e di se ç’bëjnë kalamajtë. Kujtohemi për ta vetëm kur na i arreston policia.
More vesh o Franc, që po i qan hallin kalorësit se po i varen këmbët, kur vetë nuk ke as gomar, e Jo më kalë?”
Për të qeshur eshte titulli i artikullit në gazetë: “Festë e çmendur në sheshin Skenderbej, sepse fitoi Italia!!!???”
Unë e kam shtëpinë 25 minuta nga Wembley, dhe sot ka qenë një festë e paparë. Festohet per futbollin o Franc, dhe Jo për fitoren. Për fitoren festohet mbas ndeshjes.
Unë natyrisht jam me anglezët, por po fituan italjanët, hallall ta kenë.
Po te fitoj Italia uliganet angleze do i hyne me
dru tifozeve italione qe jetojn ne Angli. Ata fituan me Danimarken dhe e rrahen nje danez te veshur me fanellen daneze duke e grushtuar ne stomak ne autobuz. Keta egersohen edhe kur fitojne merr me men kur te humbin