Finalja Angli-Itali, presidenti UEFA-s: Erdhi momenti i së vërtetës, fitoftë më i miri

11 Korrik 2021, 15:15Sport TEMA

Me një letër të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur për finalen që do të luhet mbrëmjen e sotme mes Italisë dhe Anglisë

“Nga rekordet e Cristiano Ronaldo-s në fazën me grupe te surprizat e fazës me eliminim direkt, UEFA Euro 2020 ka argëtuar dhe magjepsur të gjithë të pasionuarit nga fillimi në fund”, ka shkruar numri një i UEFA-s.

“Tani ka ardhur momenti i së vërtetës për dy skuadrat që do të luajnë këtë sfidë të shumëpritur në Londër, në stadiumin ikonë të Wembley-t”, ka vazhduar Ceferin.

“Jemi gati t ë mbyllim një muaj tërheqës, gjatë të cilit të gjithë kanë parë më të mirën që futbolli europian ka për të ofruar.  Fat të mbarë finalisteve. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë historike.

Shijoni finalen dhe fitoftë më i miri!”.

2 komente në “Finalja Angli-Itali, presidenti UEFA-s: Erdhi momenti i së vërtetës, fitoftë më i miri”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Patjeter që të fitojë më I miri. Vini një albitër që të japë penallti fantazma për Anglinë që të fitojë më I miri.

  2. emigranti says:

    e o drejtesia e munguar e vune per italine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje