Audio që po bëhet virale, Diego Maradona “motivon” Argjentinën nga parajsa: Unë do të jem lart, zemra ime është me ju djema

11 Korrik 2021, 12:10Sport TEMA

Argjentina kërkon që të fitojë trofeun e Kupës së Amerikës ndaj Brazilit në finalen e sotme. Për të mbërritur në këtë pikë të suksesit, në krahun e Argjentinës janë edhe me sytë nga qielli.

Atje kërkohet një ndihmë hyjnore që t’i vijë nga Diego Maradona. Tanimë nuk do të përsëritet më “dora e Zotit”, por kërkohet që të vijë mrekullia nga “dora e Maradonës”. Po, e kuptuat qartë, ka marrë vendin e Zotit!

Audio që po bëhet virale me shpejtësi në rrjetet sociale është ajo me zërin e Maradonës teksa dëgjohet:

“Unë nuk do të jem në fushë sot djema. Unë do të jem lart. Por zemra ime është me ju djema”. Ky është motivimi më i madh që po përdoret edhe nga ana e tifozëve të Argjetinës, që e konsiderojnë si bekimin e Maradonës nga parajsa.

???? #Maradona | #Audio | #Messi | #VamosArgentina

"Yo hoy no puedo estar en la cancha, voy a estar arriba": el audio viral de Maradona que emociona

Diego parece haber enviado su voz con un mensaje dirigido a los muchachos de la Selección:https://t.co/GactRzXaaa pic.twitter.com/VDVLlaUutc

— Diario HOY (@diariohoynet) July 10, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje