32 mijë të infektuar në vigjilje të finales së Euro 2020 në Britani

10 Korrik 2021, 22:45Sport TEMA

Britania e Madhe ishte një ndër vendet e para që lehtësoi masat kundër koronavirusit, për shkak dhe programit shumë të mirë të vaksinimit, por situata nuk po shkon në drejtimin e duhur.

Janë mbi 32 mijë persona të tjerë të infektuar me Sars Cov-2 në 24 orët e fundit dhe kjo vetëm një ditë përpara mbajtjes së finales së Kampionatit Europian të Futbollit mes Italisë dhe Anglisë që do të luhet në Uembli.

Në ndeshjen e nesërme janë parashikuar të jenë të pranishëm 67 mijë tifozë, ose 75% e kapacitetit të stadiumit, por ekspertët kanë dhënë alarmin se një gjë e tillë mund të kthehet sërish në një “bombë” për përhapjen e pandemisë.

Për të mos u nënvlerësuar është dhe numri i personave të shtruar në spitale, të cilat janë shtuar me 56%. Megjithatë këto shifra shqetësuese duket se nuk do të modifikojnë vendimin e organizatorëve të finales.

Epidemiologu Paul Elliot është një ndër kritikët më të mëdhenj të mbushjes së stadiumit me kaq shumë njerëz, duke rikujtuar se situata mund të precipitojë si në shkurt të 2020, kur ndeshja Atalanta-Valencia u shndërrua në një bombë për përhapjen e pandemisë.

1 komente në “32 mijë të infektuar në vigjilje të finales së Euro 2020 në Britani”

  1. Revizori says:

    Keta “shkencëtarët” e universitetve që bënin parashikime të frikshme duke përdorur modele matematkore, morën në qafë ekonomin botërore.
    Të infektuarit që thotë ky savanti nuk kanë rresikshmëri që të rrisin numurin e vdekjeve. Janë të gjithë të rinj që e kalojnë virusin duke pirë birra në pab.
    Unë punoj vetë në universitet, dhe universiteti eshte për zbulime shkencore, ose për të pergatitur punonjesit e së nesermes.
    Për shembull prodhimi i vaksinës, ose testimi i programeve kompjterike, përpunimi i të dhënave dhe bërja gati e rezultateve për analizë dhe marrje vendimi nga autoritetet kompetente.
    Por Jo të keshillojnë qeverinë ne marrjen e vendimeve të tilla të medha.
    Eshtë njësoj sikur nje pedagog i shkencave sportive t’i thoshte Alex Ferguson qe Mançester Junajtid kundër Barcelonës duhet te luante 4-3-3, dhe Jo 5-3-2. Ju shkon mendja juve we Alex Ferguson do ta merrte parasysh?
    Ja pra qe Boris Johnson mori vendime madhore sipas modelit të nje pedagogu universiteti që e trembi me 250 mijë vdekje për tre muaj.
    Dhe jemi ketu ku jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje