Boris Johnson karikon Anglinë: Rrugëtim i pabesueshëm, ta sjellim kupën në shtëpi

11 Korrik 2021, 12:52Sport TEMA

Të gjithë po presin finalen e Euro 2020. Boris Johnson nuk bën përjashtim dhe ka postuar në rrjetet sociale një video inkurajuese për djemtë e Gareth Southgate.

“Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë Europianin dhe sonte kanë një shans të artë. Përballë Italia e Mancinit, por anglezët luajnë në “Wembley” dhe besojnë te suksesi i madh.

Kryeministri i Anglisë vlerëson ecurinë e kombëtares deri tani, por shpreson që gjithçka do të kurorëzohet me fitimin e trofeut të madh.

I uroj fat të mbarë Anglisë sonte. Ka qenë një rrugëtim i pabesueshëm deri tani, por të gjithë shpresojmë që mund të shkojë edhe më bukur dhe ta sjellim Kupën në shtëpi sonte“, deklaron Johnson.

2 komente në “Boris Johnson karikon Anglinë: Rrugëtim i pabesueshëm, ta sjellim kupën në shtëpi”

  1. Eshte mallkimi qe do ta ndjek perjete (nga Zoti )
    Boris eshte nji tifoz me tipare fallso dhe nji Sharlatan Futbolli

    Italia sot shpallet per te dyten her Champion of Europe

  2. ushtari says:

    italia do te marri ndoc rrokun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje