FORMACIONET ZYRTARE/ Anglia ndryshon skemën ndaj Italisë, zbulohen titullarët e finales së “Wembley”

11 Korrik 2021, 19:57Sport TEMA

Do të luhet në orën 21:00, finalja e madhe e EURO 2020, Angli-Italia. E gjitë Europa mban frymën sot për të mësuar se cila Kombëtare do të jetë kampion në këtë turne. Anglezët luajnë në shtëpinë e tyre në “Wembley” dhe janë favorit, por nga ana tjetër, Italia e Mancinit është më eskperte në sfidat finale.

Pak minuta më parë janë zbuluar edhe formacionet zytare nga të dyja Kombëtaret, ndërsa Southgate ka ndryshuar skemën duke kaluar me 3-5-2 dhe Tripper në vend të Saka. Nga ana tjetër, Mancini nuk ka bërë asnjë ndryshim nga sfida e fundit ndaj Spanjës.

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Insigne, Immobile, Chiesa.

ANGLIA(4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Trippier, Mount, Sterling; Kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje