Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, "shpërthen" Boris Johnson: T’u vijë turp, të rikthehen duke u zvarritur nga shpellat

13 Korrik 2021, 16:45Sport TEMA
Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, "shpërthen" Boris

Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, që humbën penalltitë (Rashford, Sancho e Saka) ishte një nga notat më të errëta të finales së humbur për Anglinë.

Shumë personazhe kanë ngritur zërin kundër ofendimeve dhe diskriminimit për shkak të ngjyrës së lëkurës, në një kohë që policia e Londrës ka hapur një hetim për të evidentuar postimet raciste kundrejt tre lojtarëve në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë temë delikate ka folur edhe kryeministri, Boris Johnson, i cili ka dënuar çdo akt të tillë të shëmtuar:

“Atyre që kanë ofenduar me shprehje raciste lojtarët tanë u them që duhet t’u vijë turp nga vetja. Shpresoj që të riktheheni duke u zvarritur nga shpellat ku keni dalë, sepse kjo skuadër është një skuadër heronjsh.”

Ndërkohë edhe trajneri Gareth Southgate i dënoi ashpër sulmet raciste, duke i konsideruar si të pafalshme. Në lidhje me këtë situatë aspak të këndshme, sidomos për një vend multi-etnik është shprehur në rrjetet sociale dhe një prej lojtarëve që ka qenë në shënjestër të sulmeve të turpshme, Marcus Rashford.

“Kam pasur një sezon të vështirë, këtë e kishin të gjithë të qartë, dhe sigurisht, kur hyra në fushë nuk kisha shumë besim tek vetja.

Ajo që mund të them është që më vjen keq, do të kisha dashur të përfundonte në një tjetër mënyrë. Do të kisha dashur ta shënoja atë penallti.

Dua t’u them shokëve të skuadrës që kjo përvojë me ta ishte shumë e bukur dhe u krijua një atmosferë vëllazërore. Suksesi i tyre është imi dhe dështimi i tyre është gjithashtu imi.

Futbolli është kthyer në një sport ku mund të dëgjosh çdo gjë. Flitet për ngjyrën e lëkurës time, për vendin ku jam rritur, si e kaloj kohën e lirë.

Mund të më kritikoni sa të doni për penalltinë e humbur, por kurrë nuk do të kërkoj falje për prejardhjen time. Jam Marcus Rashford, 23 vjeç, djalë më ngjyrë nga Withington në jug të Manchesterit”, shkruan ai.

4 komente në “Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, “shpërthen” Boris Johnson: T’u vijë turp, të rikthehen duke u zvarritur nga shpellat”

  1. Beno says:

    Turpi më i madh i një qytetërimi është ofendimi rracor, kombëtar , krahinor, fetar.
    Ato nuk i zgjedh pësoni. Po, kultura dhe sjellja janë të individit.
    Raste të tilla janë antinjerëzore dhe të dënueshme kudo nga bota e civilizuar.

  2. Ledio says:

    Imagjinoni sikur ta kishte shenuar?Do ta kishin bere hero pa diskutim. Te gjithe pa diskutim perdorim 2 pale syze . Nje pale per te pare gabimet qe bejme vete edhe nje pale per te pare gabimet qe bejne te tjeret. Ne rastin e pare mundohemi ti justifikojme si gabime njerezore, te momentit, pa dashje etc kurse ne rastin e 2 shkojme me mijera vite mbrapa edhe merremi me nen e babe, race e fe, nacionalitet , pamje etc keshtu qe edhe populli i ” edukuar/paqedashes” anglez nuk ben perjashtim.

  3. Jean-Francois Pogba says:

    E kane bere boten corap me multikulturalizmin qe eshte nje plan I globalisteve me seli ne USA qe duan te zhdukin kombet dhe te krijojne nje konglomerat racash bythqirash lezbikesh e ku e di une cfare.A e degjuat cfare tha Rama qe anglishtja do futet qe ne klase te pare qe do investohet ne teknologji ku njerezit do perdorin me shume butonat dhe mausat sesa mendjen tipRobocop menjefjale dhe qe dalengadale gjuha shqipe do zhduket duke ja lend vending English me Concensus bilateral dhe ne menyre te pakundershtueshme me falni contestueshme kjo do te behet very soon.To come back to the point.Nuk e did Beno pa te ofenduar a do flisje me te njejten gjuhe kur nje dite te bukur te shohesh te dashurin ose te dashuren e femiut tend te jete anglez(e) ose francez(e) me prejardhje nga Congo ose Pakistan?

    1. Gjergji Simaku says:

      Po ne shqypot ckerkojme neper bote??? E ke pyet veten? Natyrisht nje jete me te mire. Ishin anglezet qe nuk lane kontinent pa kolonizuar. Tani po u kthehet resto. Ndaj mos u shqeteso per te dashuaren e cunit tat nga congo, zgjedhjen do ta beje sipas shijeve dhe ADN. Nqs ty te kan pelqy jevgat, cuni ne fis do shkoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje