Shefi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk tha se tepër urren faktin e të qenurit shefi i kompanisë së tij, Tesla, transmeton Anadolu Agency.
Sipas lajmit të BBC, themeluesi miliarder i Tesla-s, foli në seancën e parë të rastit, në të cilën u akuzua për presion ndaj anëtarëve të bordit të drejtuesve të kompanisë për të blerë një kompani të panelit diellor.
“Tepër e urrej këtë (të qenurit shef i Tesla-s). Do të preferoja të kalojë kohë duke bërë dizajn dhe inxhinieri”, tha Musk.
Pasi avokati i paditësve tregoi një video që kritikon botëkuptimin e Musk lidhur me lidershipin, ai potencoi se “Nuk dua të jem shefi i asgjëje”.
Aksionarët e Tesla-s pretendojnë se burimet e kompanisë u shpenzuan kot me blerjen e kompanisë diellore SolarCity, paratë e së cilës janë gati për të mbaruar.
Derisa marrëveshja në fjalë është bërë, Musk kishte aksionet edhe të Tesla-s, dhe 22 për qind të kompanisë së paneleve diellore, e themeluar nga kushërinjtë e tij.
Ai ka thënë se nuk ka fituar asgjë nga aksionet në fjalë.