Ekipi i Partizanit udhëton sot drejt Moldavisë.
Pas kryerjes së tamponëve klubi konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE.
Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e kthimit të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër FC Sfintul Gheorghe.
Para pak orësh ekipi ka prekur tokën Moldave dhe menjëherë janë akomoduar në hotel.
Në orën 18:00 trajneri i të kuqve Ilir Daja do të dal në konferencën për shtyp ku do flasë për përballjen e nesërme.