Mbrëmje e madhe për ekipet shqiptare: Kualifikohen dhe Vllaznia me Laçin

15 Korrik 2021, 23:05Sport TEMA

Partizani, Laçi dhe Vllaznia. Të tre skuadrat e Kategorisë Superiore ia kanë dalë të kalojnë raundin e parë në Conference League. Emocionuese ndeshja në Shkodër mes kuqebluve vendas dhe boshnjakëve të Siroki Brijeg.

Këta të fundit fituan 3-1 takimin e parë, ndërsa përballja e sotme përfundoi me suksesin fantastik 3-0 të skuadrës së Thomas Brdaric, që i dhuron një kualifikim të paharrueshëm tifozëve të shumtë që kishin pushtuar “Loro Boriçin”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vendasit nuk u përmbajtën aspak në fraksionin e dytë, gjatë së cilit ia dolën të realizojnë tre golat që duheshin për të kaluar në raundin tjetër, aty ku Vllaznia do të ketë përballë qipriotët e AEL Limassol.

Fahrudin Djurdjevic, sulmuesi nga Maqedonia e Veriut dhe një nga afrimet e Vllaznisë në merkato, shënoi dy gola (49′ dhe 79′). Mes tyre gjeti rrjetën e Sirokit Eni Imami (62′). Ekipi shkodran menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe në fund shpërtheu festa në “Loro Boriçi”.

1 komente në “Mbrëmje e madhe për ekipet shqiptare: Kualifikohen dhe Vllaznia me Laçin”

  1. Roberto says:

    Urime dhe suksese te treja ekipeve qe pas shume e shume vitesh kalojne ne turin tjeter. Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje