Çlirim Peka, gazetari i familjes Berisha, ka bërë një shkrim për situatën në Partinë Demokratike.
Duke qenë se sot për sot është mendimtari më i madh nga e djathta, po e sjellim të plotë shkrimin.
Shkrimi i Pekës, me titullin: Demokratë, të gjithë po ju gënjejnë
Nesër Partia Demokratike mbledh Kuvendin e saj Kombëtar për të analizuar farsën zgjedhore, për të provuar manipulimin dhe blerjen e votës, por edhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjes së Kryesisë dhe Sekretariatit të ri.
Demokratët shkojnë nesër në këtë Kuvend kokë ulur, të zhgënjyer, të mërzitur, të braktisur dhe të tradhtuar. Shumë prej tyre ndoshta edhe kanë bërë gati valixhet për tu larguar përgjithmonë, duke ju bashkuar qindra e mijëra të tjerëve, që nuk patën nervin të shpresonin deri në fund.
E ndërsa këta ‘mohikanë të fundit’ i drejtohen Pallatit të Kongreseve, në mendjen e secilit prej tyre nuk reshtin dilemat dhe pyetjet: si ndodhi? Çfarë ndodhi? Ku gabuam? A na i thonë të gjitha?
Në këto tre muaj demokratët kanë dëgjuar justifikime të pafund nga mbështetësit e lidershipit aktual, po kaq akuza të pafundme nga kundërshtarët e lidershipit, e po kaq analiza nga të baraslarguarit e këtyre kampeve. Në procesin e nxituar të zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, demokratët u ndeshën me një fushatë elektorale farsë.
Farsë, jo për shkak se kandidatët ishin pjesë e ‘lojës së Bashës’, porse platforma e tyre, ashtu si dhe e Bashës ishte farsë. Një qark falsiteti, mungese vizioni dhe paaftësie për të parashtruar një platformë që do të mund ti mblidhte të gjithë demokratët bashkë. Një mungesë e dhimbshme vizioni për të mbledhur të gjithë shqiptarët e zhgënjyer në përballjen me Ramën.
Kundërshtarët e Bashës veç e veç dhe të gjithë bashkë bënë një fushatë të bazuar në platformën se Basha është në pazar me Ramën. Edhe mund ta akuzosh kundërshtarin për një gjë të tillë, edhe mund ta personalizosh fushatën në sulme personale, por kjo nuk tregon lidership.
Të akuzosh Bashën se është në pazar me Ramën duhet së pari të provosh që ti vetë nuk je në pazar. Të akuzosh që është i lidhur me oligarkët, duhet së pari të kesh kurajën ti përmendësh me emër. Të akuzosh se Basha nuk është lider, duhet së pari të frymëzosh. Të akuzosh Bashën se shiti Berishën dhe nuk i doli në krah me rastin e shpalljes ‘non-grata’ duhet së pari të dalësh me një qëndrim politik të qartë, dhe jo mbash frymën për tu takuar me Ambasadoren Kim, e aq me pak të kesh kurajën për t’i shprehur pakënaqësinë apo padrejtësinë (reale apo të perceptuar). Nuk mund të hiqesh si ‘Berishist’ sa për të marrë votat e mbështetësve të tij dhe mos ta mbrosh.
I gënjen edhe Basha kur u thotë se ndërkombëtarët nuk mbështesin Ramën. Se amerikanët nuk mbajnë anën e tij. I gënjen sepse faktet tregojë të kundërtën. Nuk e kundërshtuan kur ai në mënyrë të njëanshme bëri Reformën Territoriale. Nuk e kundërshtuan kur ktheu Shqipërinë në laborator droge. Nuk e kundërshtuan as kur përdori trafikantë droge për të fituar zgjedhjet e vitit 2017.
Nuk e kundërshtuan as kur zhbëri ndryshmet kushtetuese për Reformën ne Drejtësi. As kur kapi të gjitha institucionet. As kur plotësoi vendet vakante në parlament në mënyrë anti-kushtetuese. As kur mbajti zgjedhjet lokale moniste. As kur shembi Teatrin në mënyrë të paligjshme. As kur mbushi parlamentin, administratën dhe pushtetin vendor me trafikantë droge, vrasës e përdhunues. As kur nxori Kosovën dhe detin në shitje, as kur ju vërsul mediave kundërshtare, apo kur i mbylli ato me kosto marramendëse për buxhetin e shtetit. As edhe kur zhbëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke ndryshuar Kushtetutën, duke blerë apo duke përdorur grupet kriminale. Dhe lista vazhdon.
Fatkeqësisht nuk ua thonë as kundërshtarët e Bashës. Nuk ua thotë as Doktori.
Nuk u thonë, sepse po ta thonë, do t’u duhet të tregojnë edhe ‘pse-në’. E, siç duket, asnjëri nuk ka kurajën ta hapë këtë temë. Aq më pak Basha.
Nuk është konspiracion, por fakt. Ashtu siç është fakt se as këtë radhë nuk ndodhi, përpos të gjithë argumenteve që përmenda më lart. Ashtu siç është fakt se lidershipi i opozitës sot gjendet i mbështetur pas murit. Ashtu siç është fakt se diplomatë amerikanë rendin pas çdo figure periferike të opozitës, sa tek Rudina Hajdari, sa tek Nisma Thurje, sa tek Edith Harxhi, e sa tek Leka Zogu.
As Berisha nuk është i hapur dhe i sinqertë me demokratët. Fatkeqësisht. Në kulmin e kësaj ‘embargoje’ ai nuk la studio televizive pa deklaruar e premtuar se tashmë do të kthehej fuqishëm dhe me kohë të plotë në PD dhe në politikën aktive. Por ai është i munguari i madh në Kongresin e nesërm. Që nga 2017 nuk ka demokrat që të mos ketë pyetur me zë dhe nën zë: po Doktori? Çfarë mendon ai? A konsultohet Basha me të? As demokratët e as ndërkombëtarët kurrë nuk morën një përgjigje shteruese nga ai.
Unë nuk kam një përgjigje të saktë apo shteruese për dilemat e, dhe mbi lidershipin e PD, apo mbështetjen e parezervë që i jepet Ramës. Arsyeja mund të jetë një e vetme, por mund edhe të jenë shumë. Më shumë se për çdo gjë tjetër, demokratët kanë nevojë për ta ditur. Dhe askush tjetër përveç Bashës nuk mund t’ua thotë.
Mund të jetë për fajin e tij, mund të jetë për arsye edhe më të mëdha sesa vetë ai. Ndoshta Rama u ofron gjëra që Basha nuk mundet, por ama duhet t’ua thotë. Ndoshta nuk kanë qasje të njëjta për çështje rajonale siç është marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, apo mini-Shengeni, apo një Jugosllavi e re. Ndoshta ka një projekt për ta lënë Shqipërinë jashtë BE. Ndoshta është çështje lobimi.
Ndoshta ka një projekt EU-US për një qeverisje të përbashkët midis dy partive të mëdha. Ndoshta është çështje lidershipi. Ndoshta lidershipi aktual nuk shihen si interlokutorë seriozë. Ndoshta ka një frymë të përgjithshme kundër partive konservatore dhe të djathta.
Të gjitha këto mbesin në kuadrin e hamendësimeve për aq kohë sa nuk kemi një përballje me të vërtetën, e për aq kohë sa askush nuk ua thotë demokratëve. As Basha, as Berisha, e as kundërshtarët e njërit apo tjetrit.
Nuk pres që nesër Kongresi i PD ta prekë këtë temë të nxehtë, por jam i sigurtë se çfarëdo që të thuhet në atë sallë, pyetja ‘pse ndërkombëtarët mbështesin Ramën’ do të jetë aty.
Në mos në mendjet folësve në podium, ne mendjen e secilit në atë sallë me siguri.
Nëse PD do të fillojë të ringrihet, fillimi është pikërisht nesër në atë sallë.
Dhe ringritja fillon gjithmonë duke ju përgjigjur pyetjeve të vështira.
Ketij vetem samari i mungon……….per te qene i kompletuar….
Neser e kompleton basha te mbledhja
Basha neser i perdhunon psikologjisht me fitore imagjinare
dhe lufte frontale hipokrite, demokratike
Vetem nje fjale u harua (kur te behem une kryeminister) pastaj te gjitha lulezojne ne ate parti kurveri-hajduteri
Ja, ta them une zoti Peka. PD, gjate ketyre 30 vjteve te jetes se saj eshte udhehequr dhe udhehiqet nga nje bolshevik i vendosur, armik i lirise dhe qyteterimit perendimor, nga nje komunist konseguent, i cili sic ka vepruar dhe vepron, tregon hapur se nuk e lidh asgje me sistemin demokratik, ky person eshte “Doktori”, idhulli jot i zemres, Sali Berisha. Amerikanet, per te cilet ti mendon se perkrahin Edi Ramen, nuk i gjykojne kurre politikanet nga ato qe thone, por nga ato qe bejne. Sali Berisha eshte modeli i hipokrizise njerezore, i cili me fjale hiqet si nje perkrahes i flakte i amerikes dhe botes demokratike, por me vepra tregon se nuk ka piken e ndryshimit nga Putin dhe Xi Jinping. Per te mos e krahasuar me Raul Kastron dhe ate hajvanin fenomenal te Venezueles, eshte pak fare me liberal nga shoku i lavdishem Kim Jong Un.
Tani me konkretisht; a mos vertete ty Cim Peka te genjen mendja se amerikanet nuk e kane pas ditur se kush eshte Sali Berisha? Pse, si kujton ti, qe idhulli yt eshte burri me i zgjuar ne bote dhe ka aftesi fenomenale per t’ja hedhur Amerikes dhe perendimit? Nuk e ditkan ata se Berisha ishte nje i emeruar i Ramiz Alise, njeri i bandes se sigurimit personal te Enver Hoxhes? Mjerisht, ti zoti Peka, e ke lidhur gomarin ne vend te gabuar. Dhe kjo sepse aq mend ke. Ti dhe soji yt jeni thjesht qelepirxhinje, njerez pa parime, qe ne te vertete as qe e doni Berishen, por ju duhet per synimet tuaja zhvatese. Shiko sa i mjere eshte katandisur Nikolle Lesi, duke ju jargavitur Ilir Metes, tamam si nje qen rrugesh ne kerkim te dikujt per ta ushqyer dhe perdorur si sherbetor te neveritshem. Dhe te mos genjeje mendja se Amerikanet jane mbeshtetes te Edi Rames, ata jane thjesht mbeshtetes te vlerave te lirise, si nje instrument i provuar si me i sukseseshem ne sherbim te jetes se qytetareve, Edi Rama eshte dikush sot, neser lirija e zgjedhjes as qe e ka per gje ta ktheje ne qytetar te zakonshem.
Dhe e fundit, qe ta dish ti Cim idioti, Berisha eshte aq i tmerruar nga Lulezim Basha, sa jo vetem nuk i bene dote gje, por dridhet i teri se mos ja nxjerre ato qe kane bere bashke. Dhe i zgjuari yt i madh Sali Berisha vetem tani se fundi, pasi u shpall “non grata” e kuptoj lojen qe i ka bere Basha. Nuk eshte Edi Rama burim informacioni per Berishen, burim informacioni eshte ai me te cilin ke ndenjur gjithe diten. Dhe ky njeri eshte Basha. Prandaj PD eshte qelbur nga koka dhe per 1000 vjet nuk vjen dote ne pushtet, po nuk shpetoj nga kthetrat e mallkimit te saj, dyshes Sali Berisha dhe Lulezim Basha.
Jeni, harrove te shtosh dhe kapistallin. Vertet so gomar e ka fytyren.
Sa nuk do te denohet dhe zbohet Berisha nga PD,ajo nuk do te merre voten popullore.Shqiptaret nuk e kethejne Berishen ne pushtet sepse nuk poshterojne veten si popull.
Komplimente për lukun e ri Çim Peka!! Ose ke bërë fotoshop ose ke bërë një hap para me operacionet plastike se sikur më i zbukuruar dukesh!!???
Ush or tajjj,ush.
Po cfar argumente je tue permend o Cim po cfar gazetari i leshit je qe une kam qen me demokratet dhe jam por tash jam me shum me Ramen sepse argumentet e tua nuk qendrojne dhe lufta e Pd nuk ka qen per popullin por vjedhjen e popullit prandaj mos ia fut kot se dy koqe men analisti nuk ke as ata tjeret qe ju mesuan cfare te bere dhe kerkund nuk ju doli prandaj dy koqe mend nuk i ke ti dhe ata te tute sepse nuk jeni te drejte kjo Pd nuk e qon ne fitore kurre.
Duke përmendur që është një rrëfyes i afërt I familjes Berisha duket Se po I jepni shumë ofiqe. Kush tha që ky tipi është gazetar? Mos ma prishni këtë mbrëmje të bukur buzë detit duke parë fytyra idiotësh në gazetë sepse lajmin nuk e lexoj sidoqoftë.
Nuk marr vesh se cfare shkruan!? Me duket se eshte vetem me Berishen meqe e ka marre ne pune. Te tjeret nuk i interesojne.
a ka njeri te perktheje “vaniljen” e ketij muhabeti, dmth esencen e asaj qe ky kastravec do te thote, por qe nuk po e shpreh dot, pasi mesa shikoj po ngaterohet me kembet e vata, me falni me teten, me fjalet e veta, se kshu nga kashta s’duket as i pire, esell duket qafiri
Edith Harxhi , personi i duhur , per te reformuar PD
Kam besim se kjo grua eshte personi i duhur , per te rithemeluar PD . Eshte grua inteligjente dhe fisnike . E kam njohur shpejt familjen Harxhi , ne Gjirokaster . Njerez te dashur me komunitetin dhe te perkushtuar ndaj ceshtjeve , qe preokupojne qytetaret . Ka jetuar poeti Ramiz Harxhi , ne kohen kur une kam qene i ri . Kete person e respektonte gjithe qyteti . Me sa mbaj mend , ka pas qene ne Amerike dhe ne menyre terthore prpogandonte drejtesine amerikan , kulturen dhe ekonomine . Natyrisht keto i bente me shume takt, sepse dihet , qe Enveri nuk pyeste per Baba çenin , jo me per poetin popullor Ramiz Harxhin . Bekim Harxhi ka qene bashkegjimnazisti im dhe, ne mos gaboj ishte djale i Ramizit . Bekimi njihet si poet me vlera te spikatura , ne letersine shqipetare . Fis me keta eshte Dr. Adem Harxhi ,, jo vetem mjek , por dhe autore librash . Ne kete mjedis kulturor dhe atdhetar eshte rritur zonja Edith , qe eshte shkolluar persembari dhe ka aftesi intektuale , per t’u marre me politike produktive . Eshte e afte te rithemeloi nje PD , nga themeli dhe te mos kete gje te perbashket me kete Parti ekzistuse , qe u krijua ne KQ te PPSH..Nje parti e tille u nis per interesa klienteliste dhe po ate rruge vijon me L. Bashen , qe nuk ka punuar asnje dite ne jeten e vet dhe eshte milioner ( Perjashto pak muaj kamarjer ne aroport ) Brumi vertet i djathte i PDduhet te votbesoi z. Edith , qe i ka te tera mundesite intelektuale ta udheheqi Partine drejt pushtetit , qysh ne fushaten e pare zgjedhore , qe do te drejtoi ajo . Me Lulin e ngathet dhe pa fije imagjinate , Edi Rama dhe shoket
e tij , do ta qeverrisin vendin , per shume mandate te tjera dhe vete PD do te shkermoqet e amortizuar ne kembet e Sali Berishes . Partia qe krijoi Saliu vetem emrin kishte demokratike . Ajo ka nje biografi kriminale , sa dhe tutoria e saj PPsh e Enverit . Mos u mendoni .dy here , por votbesoni sa me shpejt Edith, qe di te punoi ne nje politike aktive dhe te fryteshme . Zgalem
Budalla ! Kur nuk të punon gjysma që e ke plloçë, s’ka si të punojë gjysma tjetër e trurit . Saliu s’di ku ka kokën, ti thua pse nuk shkon tu flasë bagëtive . Atë avokatin do ta pajtojë Saliu. Por jo për çështje nderi. Ka një dosje sa një mal në ngarkim të tij. Kush e ka kuptuar këtë në PD, ka bere investimin e duhur për 30 vitet e ardhshme . Të tjerët si puna jote o Qi-m do gdhihen kunguj, e do ngryen po kunguj, por pa farë.
Ja ku është katandisur PD, i jep mend dhe e orienton për kongresin Çimi!!! Pika që s’u bie!!!!
Ështe bërë maloku me dhënë mend. Ka lene edhe mjekren e i duket vetja si akademik ketij _oles e shume si ky.