Çuçi takon Abazoviç: Së shpejti hapet pika e re kufitare Shqipëri-Mali i Zi

16 Korrik 2021, 16:40Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur në takim zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili po zhvillon një vizitë zytare në Tiranë.

Çuçi ka bërë me dije se së shpejti do të bëhet funksionale një pikë e re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të lehtësuar më tej qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit

“Bashkë me ministren e Drejtësisë patëm sot një takim dhe drekë pune në Tiranë me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që është gjithashtu një politikan i ri dhe ambicioz nga radhët e shqiptarëve në shtetin fqinj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, për kontrollin e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, aksionet e përbashkëta policore kundër trafikut dhe krimit të organizuar, si dhe monitorimin e situatës përgjatë sezonit turistik, ku siç dihet ka fluks të shtuar udhëtarësh nga të dy vendet.

Lajm i mirë që së shpejti do të kemi funksionale një pikë të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të lehtësuar më tej qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit. Dy vendet tona kanë ende një hapësirë bashkëpunimi të pashfrytëzuar sa duhet. Vizita për herë të parë e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë së Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, besoj se është një premisë e mirë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për të adresuar për zgjidhje probleme të ndryshme të trashëguara nga e kaluara apo të krijuara rishtaz”, shprehet ministri Çuçi.

4 komente në “Çuçi takon Abazoviç: Së shpejti hapet pika e re kufitare Shqipëri-Mali i Zi”

  1. taso kume says:

    ABAZI ben mire ta ndryshoje mbiemrin ,ta heq Viçin se ka hikur koha e Rankoviçit.

  2. Nuk na treguat se ku do te hapet kjo pıke e re doganore ne mes te dy shteteve tona,Se ne Morıcan e Han te Hotıt jane hapurme kohe,Tanı ka mbetur ne Zogaj Lıqenı shkodres me Ostrovsın qendren e Krajes

  3. ? says:

    Ky pervecse zv kryeminister mos eshte edhe presidential I komunitetit rom?

  4. Lexues i Temma says:

    E ku eshte ajo pi8ke kufitare, pse nuk thuhet emri, kujt ia fshihni dhe pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje