Një ekspert gjarpërinjsh, që pretendonte se ishte imun nga helmi i tyre, humbi jetën pasi u kafshua nga një kobra, ndërsa përpiqej ta puthte atë.
62-vjeçari, Bernardo Alvarez, u vra nga helmi i një kobre në Filipine, ndërsa fqinjët e tmerruar e panë të gjithë ngjarjen.
Alvarez po jepte shfaqje për kalimtarët, ndërsa tregonte se e kishte “zbutur” zvarranikun, por kur u zgjat drejt tij për ta puthur, gjarpri e kafshoi në gjuhë.
Të pranishmit u përpoqën ta ndihmonin, por ishte e kotë. 62-vjeçari ndërroi jetë pa mundur të shkonte në spital.
Ja pra kur bo si Kar derr me gjarperin. Ngushellime familjes, ti rrojne te dashurit.
Ka par filmin “kobra” dhe ju duk vetja aktor hollivudi.