"Me atë vajzë ka shkuar gjithë ekipi i Interit dhe Milanit": Si e ndau Mourinho nga e dashura, Mesut Ozilin

16 Korrik 2021, 19:18Sport TEMA

Kjo javë është shënuar nga përgjime dhe mesazhe të reja që dalin nga Real Madrid falë një serie audiosh të rrjedhura paraqesin presidentin Florentino Perez i cili ka kritikuar Iker Casillas, Raul, Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo, Luis Figo dhe Guti kanë pësuar kritika të ashpra dhe tani Mesut Ozil ka dalë në dritë një histori e turpshme.

Gjithçka lidhet me vitin 2010 kur mesfushori turk ishte pjesë e Real Madrid. Futbollisti ishte në moshën 21-vjeçare gjatë asaj kohe dhe kishte rënë në dashuri me një modele italiane.Në atë kohë trajner ishte Jose Mourinho, i cili kishte kaluar 2 vjet në Milano si trajner i Interit. Portugezi kishte këshilluar Ozil që të ndahet, pasi vajza që ai takonte kishte shkuar në shtrat me të gjithë lojtarët e Milanit dhe Interit.Gjithçka e zbuluar nga fjalët e presidentit të Realit, Perez.

“Ozil është një nga këta turqit e brezit të tretë që zbulon Madridin. Ai ra në dashuri me një modele italiane, nga Milano. Merrte aeroplanin privat, shkonte në Milano, shkonte në shtrat me modelen dhe pastaj kthehej prapë”. Më pas ishte Jose Mourinho që i ka treguar edhe intimitetin e femrës së Ozil. “A do të më lejosh mua që të flas sikur të jem babai yt? Dhe Ozili që natyrisht u përgjigj:

“Po, po. Pa problem”. Shiko, ajo vajzë me të cilën ti po del ka shkuar në shtrat me gjithë Interin, me të gjithë Milanin, duke përfshirë edhe stafet teknike të dy ekipeve”. Këto ishin fjalët e trajnerit portugez dhe Ozil do t’i jepte menjëherë fund lidhjes.

3 komente në ““Me atë vajzë ka shkuar gjithë ekipi i Interit dhe Milanit”: Si e ndau Mourinho nga e dashura, Mesut Ozilin”

  1. Aleksander says:

    Trajner dhe prinder.
    Çdo gja komentohet vet.

  2. Qinani says:

    S ka nanji gjo me.
    Ka qen dashnore kolektive…ose siç thuhet tash n koh koronavirusi,jet socjale, ajo paska qen dashnore socjale…
    Gjynof ,se jem n kapitalizem privat,jo n komunizem…kolektiv.
    Por,siç duket,edhe kapitalizmi paska kolektiv, .kolektivizim p!dh¡ ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje