“Mos shkoni për një Coca-Cola më të lirë…” Serbët injorojnë politikën, zgjedhin pushimet në Shqipëri

16 Korrik 2021, 11:57Rajoni TEMA

Pavarësisht deklaratave të politikanëve në Serbi, të dhënat zyrtare tregojnë se interesimi i qytetarëve serbë për pushimet verore në Shqipëri është në rritje.

Asociacioni Kombëtar i Agjencive Turistike të Serbisë (JUTA) thotë për Radion Evropa e Lirë se, deri në kohë të sezonit, numri i mysafirëve serbë në Shqipëri është rreth 100 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Në Serbi ka pasur edhe një fushatë negative për Shqipërinë.

Dragan Markoviq Palma, udhëheqës i Partisë Serbia e Bashkuar dhe deputet në Parlamentin e Serbisë, ka porositur qytetarët që të mos shkojnë “për një coca-cola më të lirë në Shqipëri”.

Në ueb-faqen e partisë së tij, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi, Markoviq citohet të ketë thënë se Shqipëria është “fajtore dhe nxitëse e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u kanë bërë serbëve në Kosovë”.

Por, disa që kanë veruar në bregdetin shqiptar këtë vit, besojnë se Markoviq nuk është dikush që mund të japë këshilla.

“Dragan Markoviq Palma nuk është adresë ku mund të dëgjosh këshilla, çfarëdo, e posaçërisht për temat rajonale”, thotë Jana Vujiq, banore e Beogradit, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Markoviq është i njohur për publikun në Serbi edhe për udhëheqjen e delegacioneve ekonomike dhe politike në vendpushimet në Greqi dhe Egjipt, që organizohen nga qyteti i Jagodinës në Serbinë qedrore.

Ai e ka nisur karrierën politike në vitin 1993, kur ka formuar Partinë Serbia e Bashkuar, së bashku me Zhelko Razhnatoviq Arkanin, udhëheqës i Gardës vullnetare serbe – një formacion paraushtarak që ka marrë pjesë në luftërat e viteve 1990 në Jugosllavinë e atëhershme.

 

Shqipëria – një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar

Interesimi i qytetarëve serbë për destinacionet në bregdetin shqiptar është rritur ndjeshëm në vitin 2020.

“Para kësaj kohe, më 2018 dhe 2019, ka pasur midis 3 mijë dhe 5-6 mijë turistë nga Serbia në Shqipëri – kryesisht nga jugu i Serbisë dhe rrethinat e Novi Pazarit”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i JUTA-s, Aleksandar Seniçiq.

Ai thotë se vitin e kaluar, Shqipëria, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka qenë një nga vendet e pakta të hapura për qytetarët e Serbisë.

Sipas tij, përvojat e atyre që kanë vendosur ta kalojnë verën në Shqipëri në atë kohë, janë të mira, dhe fakti që nuk kërkohen dokumente shtesë për qytetarët e Serbisë as këtë vit, janë arsye për rritjen e interesimit.

“Deri në këtë moment të sezonit, ne kemi rreth 100 për qind më shumë mysafirë se vitin e kaluar, i cili ka qenë dukshëm më i mirë në krahasim me vitet 2018 dhe 2019. Vitin e kaluar, kemi regjistruar rreth 20,000 turistë nga Serbia në Shqipëri”, thotë Seniçiq.

Nëse trendi vazhdon, sipas tij, Shqipëria mund të presë rreth 60-70 mijë turistë nga Serbia deri në fund të sezonit.

I pyetur se si mund të ndikojnë deklaratat e Markoviqit në sektorin e turizmit, Seniçiq thotë se ato, përgjithësisht, nuk çojnë në ndonjë gjë të mirë.

“Sigurisht, ato mund të kenë ndikim negativ, sidomos nëse mediat i plasojnë ato në mënyrën se si bëhet në Serbi. Kjo nuk duhet të bëhet, jo sepse është Shqipëria në pyetje, por cilido destinacion tjetër qoftë. Njerëzit duhet të kenë lirinë për të zgjedhur se ku do të udhëtojnë”, thotë Seniçiq.

 

“Patriotizmi” vs. mini-Shengeni

Që nga janari i këtij viti, qytetarët serbë mund të udhëtojnë në Shqipëri vetëm me kartën biometrike të identitetit. Kjo vlen edhe për hyrjen e shtetasve shqiptarë në Serbi.

Një gjë e tillë është bërë e mundur me marrëveshjen ndërshtetërore që qeveritë e këtyre dy vendeve e kanë arritur në kuadër të iniciativës për “mini-Shengenin”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë nënshkruar një deklaratë me synimin e krijimit të një “mini-Shengeni” midis tre vendeve, në tetor të vitit 2019, në Novi Sad.

Kjo deklaratë parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Nga 1 korriku janë hequr edhe tarifat e roaming-ut në thirrjet dhe mesazhet telefonike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse thirrjet e politikanëve serbë për të mos udhëtuar në Shqipëri, mund të ndikojnë në bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Shqipërisë dhe nëse ato janë në kundërshtim me iniciativën e “mini-Shengenit”, Dhoma e Tregtisë e Serbisë nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij teksti.

Dragan Markoviq Palma është një politikan që e mbështet integrimin evropian të Serbisë, por vetëm me Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ai është i njohur edhe për qëndrimet e tij homofobike dhe është dënuar nga gjykata për diskriminim në bazë të orientimit seksual.

Së voni, Markoviq është përballur edhe me akuzat e opozitës në Serbi se ai ka organizuar ndeja private në Jagodinë, në të cilat janë mashtruar disa vajza. Markoviq e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa prokuroria është duke i hetuar akuzat.

Lidhja përmes turizmit

Boris Firicki, administrator i ueb-faqes Albanija.rs, që promovon ofertën turistike të Shqipërisë, është i bindur se gjithnjë e më shumë do të dëgjohet ana pozitive e rrëfimit, e cila sjell marrëdhënie më të mira në rajon, dhe jo deklaratat e një politikani.

“Dhjetëra e qindra deklarata të zotit Markoviq absolutisht nuk mund të jenë më të zëshme dhe më të fuqishme se dhjetëra mijëra turistë që kanë qenë tashmë këtë vit [në Shqipëri] dhe pothuajse gjysmë milioni njerëz që kanë qenë në pesë vjetët e fundit”, thotë Firicki për Radion Evropa e Lirë.

Ueb-faqja Albanija.rs është themeluar në vitin 2019 dhe i inkurajon në mënyrë aktive qytetarët e Serbisë që të vizitojnë Shqipërinë.

Firicki, 25 vjeç, thotë se motiv i tij ka qenë njohja dhe afrimi përmes një sfere neutrale si turizmi.

“Unë jam i sigurt se gjërat e tilla dhe kontaktet e drejtpërdrejta të njerëzve, të cilët kanë paragjykime në njëfarë mënyre, nga cilado anë, do të kontribuojnë në një rajon shumë më të mirë në të ardhmen”, thotë Firicki.

Me qëllim promovimin e bashkëpunimit turistik, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka qëndruar këtë muaj në Beograd, ku është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./REL

 

 

 

 

 

 

28 komente në ““Mos shkoni për një Coca-Cola më të lirë…” Serbët injorojnë politikën, zgjedhin pushimet në Shqipëri”

  1. Qwert says:

    Kete vit ka bolle turist serbe. Ne Vlore, kam nderhyre 4-5 raste per te perkthyer qytetare serbe qe kerkojne apartamente pushimi. Jane nga jugu serbise dhe nuk kane fare frike. Dikush tha, mjafton te paguajme, te zbatojme rregullat e qarkullimit dhe jemi ne rregull.

    1. Shkembi says:

      Do jem ne Vlore javes tjeter.

      Vetem per inatin tend, po pashe serve do jua shker…shej robt.

      Fjal burri kjo.

      Nuk kane pune bastardet serve ne Shqiperi dhe Vlore.

      1. Shkrimtari Ismail says:

        Hahaha mos e bej se na dhjeve, u ngjall Selam Musai me duket….

        1. Lala i Lushnjes says:

          Mos e ka bythën prej pambuku “shtëmbi,, mo Ismail?

        2. Pargali says:

          Me rraf servet nuk ka nevoje me qen Selam Musai.

          Ndoshta per vemjet si puna jote po.

          Po pse ben ironi mor te qi..sha robt duke bere bythecin ndaj gabeleve serve?

          Une te kisha ne dore sherbimet sekrete juve vemjeve do ku kisha gjetur te gjitheve.

    2. Janulla says:

      Serbet jan qe ne femijeri te pregaditur si e si te gellaberojne Territore. Ne Kroaci skan shance, sepse kroatet kan vetdije, te plehrat Shqiptare e kan si me arixhinjte me kollaj ti mashtrojne me pak raki edhe ca lek.
      Shqiperia kurr ska patur nevoi Serbet!!! Ka det, ka Mesdhe, ka Evrop 700 mimione, sju duen 5 milion njerz me disket edhe program te dal jasht te qenerit normal, vijn ne Shqiperi e ska sekonde ku goja ju shkon leng, per ta serbizuer Adriatikun edhe jonin, me pallavra pa pallavra, kisha, gure, statuja, vule kemve, nje dit pretendojne qe Vlora esht Zemra e [email protected]

  2. Albanian till I die says:

    Na plasi kari se nuk vijne Serbet ne Shqiperi….

    1. VLONJATI says:

      Ty nuk te pelcet , por me pelcet mua . Urdheroni te dashur miq e pushues nga Serbia , Russia , Maqedonia e nga kudo qofshi . Jini te mirepritur ne Vlore .

    2. Hasoni says:

      Beje emrin “TRAP till you die….”

      Shqiperia eshte vend turistik dhe ata jane turista (biznes) qe sjellin para per ty……. Cfare rendesie ka se nga jane ?

  3. Kiko says:

    Serbet nuk jane komb mik,sado qe Ramoviq do te na i shese si Enveri Russet..

    1. Pargali says:

      Moterqi…rat me te.medhenj dhe anti Shqiptaret me te.medhenj jane.

      Servet duke qene produkt perdhunimi, jane te pabese ne baze.

      Mund te vine ne Shqiperi dhe te buzeqeshin, por nuk e kane problem te bejne propagande anti Shqiptare po ate dite

    2. KORÇARI says:

      Rusët nuk kanë asnjë lidhje me Sërbët përveç faktit që janë sllavë.
      Rusët janë shumë më miqësorë kundrejt Shqiptarëve.
      Edhe si popull janë shumë më të kulturuar se Sërbët.
      Sërbët mund të thuhet pa frikë se janë LLUMI I Sllavëve.
      Janë njerëz Të pabesë që të vrasin natën dhe të qajnë ditën , njësoj si Grekët…
      Sërbin mund ta mbash me bukë apo ti shpëtosh jetën ,dhe nqs shikon interes më të mirë diku tjetër TI harron të gjitha brenda minutës ,bile do të të bëjë edhe keq nqs ka shumë interes ,paçka se para 1 ore e shpëtova nga vdekja e sigurt.
      SËRBËT JANË , TË PA BESË, ZILIQARË AP CMIRËZINJ SIÇ I THEMI NE… JANË SERVILË,[email protected]ËPIRËS ,NUK KANË SHOKË DHE NUK TI DINË TË MIRAT QË JU BËN. JANË DEMBELË NË KULM …MASHTRUES , DINAKË ..
      KAM PUNUAR DISA VITE ME SËRBË DHE QË TË GJITHË, PA PËRJASHTIM ,KISHIN TË NJËTIN KARAKTER ,TË PABESË..
      MEQËNËSE I KISHA VARTËS NË FILLIM I NDIHMOJA SHUMË DERSIA NJË DITË I DËGJOVA TË QAHEN TEK PRONARI I FIRMËS PËR MUA ..
      ME PRONARIN ISHIM SHOKË E DILNIM JASHTË NËPËR KLUBE BASHKË ,KËSHTU QË MË THA TË VËRTETËN SEPSE NUK I THASHË QË I DËGJOVA…
      QË ATË DITË , JUA NXIVA JETËN ZAGARËVE SËRBË..
      Sa për turizëm , janë të vetmit turistë që nuk I duan në Itali e as në Greqi ,sepse janë Cingunë dhe nuk prishin lekë nëpër lokale…
      Pyesni kë të doni në Itali , apo Greqi…

  4. Xani says:

    Njerez si ne jane . Pak a shum i njejti nivel ekonomik .pak a shum zakonet tona . I kisha vjet ne borsh ne hotel 2 jave . Pas nates se trete u miqesuam e luanim tavell deri ne 2 te mjesit. Here qeras un e here ato . Politika i shperfytyron popujt

  5. Pargali says:

    Ore ceshtje kjo pune me keta robqi..rat serve qe do Ramuti ti.sjelli ne Shqiperi?

    Servet jan armiqte me te medhenj te Shqiptareve dhe robqi…ira dhe bij kurvash pa bese.

    Nuk kane nevoje Shqiptaret per parate e serveve per te bere turizem. Ke treg me qindra miliona njeres ne europe dhe bote.

    Me servet duhet te kemi mardhenie 0.

    Per nja 2 komentues vemje, ju them mos harroni historine.

    Edhe tani qe une shkruaj, ka plot serve qe bejne propagande anti Shqiptare.

    1. Nick says:

      sado propagande antishqiptare te bëjnë ser(v)bët, nuk ta kalojnë dot ty!

      1. Pargali says:

        Po propaganden anti Shqiptare te timen ku e shef ti o fisderr vlleh neo grek?

    2. Hasoni says:

      O veshgjate – i ke komshinj dhe nuk eshte si puna e shtepise qe merr shtepi te re dhe fillon nga fillimi me komshinj te rinj, je i detyruar te bashkejetosh.
      Ata po vijne ne shtepine tende dmth po hedhin hapin e pare ku e shikon te keqen ketu ? Per cfare historie e ke fjalen ?

  6. Arjan says:

    Mini-shengeni rahmutit eshte thike mbas shpine te kombit Shqiptar.Per nja 2 komentues me lart plehra qe per 2 leke shesin motrat gjakun e nje kombi Te tere per me shume se 1000 mije vite mos pafshi dite te bardhe.Kane perdhunuar motrat tona ne kosove kane vrare mbi 1000 femije te pafajshem.Bllokade cfaredo gjeje serbe ne shqiperi.vetem kur serbet Te njohin Kosoven te gjenden trupat shqiptare dhe tu kthehen familjareve ,kur Te ndryshoj politika cfaroseshe anti Shqiptare mund te kete bashkepunim midis dy vendeve.Nuk mund te nehesh I pasur zoti komentues Me paret e krimit duke vrare boshnjake dhe kosovare te pafajshem.Sipas Te gjitha gjasave genocitin serb ne bosnje dhe kosove e paska bere i vetem milloshevici.zero maredhenie me serbine.

  7. Genti says:

    Nuk dua te fyej asnje e as veten po ne ka rrace te keqe kjo jemi ne. A vijne shqiptaret e kosoves per pushime dhe a jua shesim edhe sapunin per djathe megjithse i quajme “vellezer” ? Shajme greket,turqit,serbet e ke te na vije neper mend dhe harrojme qe ne jemi berrnut. Jugu shan veriun si maloke,Veriu shan jugun si greke dhe shqiperia e mesme i shane te dyja si fshatare. Oj kasolle ku na mblodhe…..Serbet dhe kushdo qe te vije do paguaj per pushimet qe do beje e do mare me vete mbresat e bukurise se natyres dhe mikpritjes sone dhe nuk ka nevoje te dijne se ç’fare halesh jemi ne qe te lepijme ne sy e te mbeshtyjme ne kurriz. Mentalitet anadollak fshataresh te pagdhendur. Dhe duam te hyjme pastaj ne Evrope !!!!!

  8. Genti says:

    Serbet dikur kane mesyre deri ne Durres per ta pushtuar dhe fale Zotit dhe Austriakeve nuk ja arriten. Me pas ushtria serbe per te shpetuar kaloi permes territorit shqiptar ne 1915-en dhe mijera ushtare serbe lane kockat nga uria,semundjet dhe vrasjet qe u benin shqiptaret rruges dhe vetem gjysma e tyre arriti ne Korfuz. Tani sternipat e tyre deshiren e gjysherve per ujrat e Adriatikut do e kthejne ne para per pushime dhe do mbushin xhepat e operatoreve turistik familjeve qe i mirpresin dhe arken e shtetit. Fale Zotit ja arritem kesaj dite qe barbaret e dikurshem kthehen si turiste dhe zbusin lekuren ne Adriatik. Dhe kur te zbuten mire do binden se me shqiptaret nuk merresh vesh vetem me gryken e pushkes por duke u ulur ne tavoline,duke biseduar dhe pire raki ose shliva e duke u mare vesh per tregeti dhe bashkpunim.

  9. Albanian till I die says:

    @ Hasani….O Hasan, o palle cari….Nderro emrin o trap, Shqiperia nuk ja ka pasur edhe nuk ja ka, edhe kurre nuk do ja kete nevojen Serbise….

    1. Hasoni says:

      “TRAP till you die” hiqe ate prasin e madh nga bytha se te duket shume.

      Ke pare ndonje bisnes qe refuzon parate e klienteve ti ? Fatkeqesisht dhe Italianet dhe Gjermanet dhe Greket dhe Turqit dhe Bullgaret qe te mos vazhdoj me gjate listen ……. te kane pushtuar dhe atyre do tua ndalosh ardhjen ???

      1. Shkembi says:

        Paskan pushtuar Gjermanet Shqiperine?

        Se ndenjen 6 muaj ne 1944 dhe ishin aleate te nacionalisteve Shqiptare?

        Po, pipinot erdhen ne 1919 dhe u munden ne 1920, erdhen perseri ne 1939, por Shqiptaret i respektonin dhe bene investime qe jane edhe sot.

        Bullgaret nuk kane qene ndonjehere ne Shqiperi o cope injoranti. Mos ngaterro bullgaret si komb dhe identitet sot me fiset azistike bullgare qe krijuan Perandori ne Balkan.

        Perandoria Osmane ishte nje Perandori boterore qe u shtri ne 3 kontinente dhe Shqiptaret ishin bashkesundues dhe njerez me status te larte ne Perandorine Osmane.

        Por mbi te gjitha asnje nga popujt me siper nuk ka asgje me Shqiptaret.

        Servet nga ana tjeter o bastard , edhe sot qe flas bejne propagande anti Shqiptare.

        O vemje me 2 sy.

  10. Hasoni says:

    O veshgjate – i ke komshinj dhe nuk eshte si puna e shtepise qe merr shtepi te re dhe fillon nga fillimi me komshinj te rinj, je i detyruar te bashkejetosh.
    Ata po vijne ne shtepine tende dmth po hedhin hapin e pare ku e shikon te keqen ketu ? Pastaj per cfare historie e ke fjalen ?

  11. Albanian till I die says:

    @Hasani….Hasano, qenke rrote fare…Bir Hasani i nanes ke te qaje me pare, ty, apo ate qe te ka dhene keto mend ty ??

  12. taso kume says:

    NE jemi te dalluar per mikpritje, dhe se GERQINE DHE SERBINE i kemi armiq shekullore por… mos ngateroni popullin e thjeshte me ministrin e mbrotjes ate arixhiun e SERBISE , sa jame kethyer nga RADHIMA ku kalova 10 dite ne plazh te SAMIU , dhe ne dy hotele afer, ORIKU dhe tjetri me afer pash 5 targa SERBE ,2-3 MAQEDONSE DHE 6 KOSOVARE ,dhe me duket qe eshte nje hap cilsore per turizmin , nuk gjykohet populi i thjeshte , fundja inteligjenca SHQIPTARE duhet te jete ne gadishmeri ,spiuna ka nga te gjitha kombet perfshire dhe ne.

  13. Demokrati says:

    Mos ngaterroni politiken serbe me popullin serb, jane dy gjera te ndryshme. Cdo vend ka hanja, ashtu si Serbia, ka Greqia, ka dhe Shqiperia. Populli kerkon paqe dhe prosperitet. Nese populli kerkon te beje pushime, te harxhoje leke ne nje vend te huaj, eshte i mirepritur. Mos u beni ksenofobista, pasi faji nuk eshte i te gjitheve. Ka ardhur koha qe njerezit te kuptojne qe po nuk pati harmoni dhe bashkepunim rajonal, do te mbesim prapa si popull. Perse Europa ka avancuar kaq shume? Sepse kane lidhje te forta ekonomike me njeri – tjetrin. Kujtoni se Francezen i duan Anglezet, Gjermanet, Italianet? Jo, ato e dine qe jane me te forte neser kur jane bashk sot. Ne shqiptaret gjithmone jemi njohur si popull mikprites, gjate gjithe historise. Nuk kemi pse te ndryshojme sot. Ato serb, grek, malazez, ruse, polak etj. qe vijne ne Shqiperi, vijne me familjet e tyre, me femijet e tyre, paguajne taksat rrugore, taksat e siguracionit, paguajne hotelet, paguajne ushqimin qe konsumojne, parkimin ku parkojne etj. Perse mos te kene te drejte te bejne pushime? Po ne si shqiptare qe kemi vjedhur ne Itali dhe Greqi, si do te ndiheshit ju sikur te ndalohen te gjithe shqiptaret ne Itali dhe Greqi se kane vjedhur disa? Eshte turp logjik. Serben si popull e dine mire padrejtesiste qe kane kryer ne histori dhe njolla e zeze u perket atyre. Populli qe vjen eshte nje popull qe kerkon te kaloje pushime, jo te beje politike. Lejoni njerezit te jetojne ne harmoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje