Nga Adriatik Doçi
Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Petro Koçi, artikuloi sot në një intervistë për Report Tv një mesazh të fortë për SPAK, teksa tha se njerëzit e trafikut të drogës dhe dhunës po marrin tendera në Fier, duke pastruar paratë e pista. Qëndrimi i Petro Koçit vjen në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me tendera, siç ishte arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe grupit të tij në Lushnje si dhe grupit në Ministrinë e Brendshme për aferën e tenderave të uniformave të policisë. Bashkia e Fierit drejtohet që nga viti 2015 nga Armando Subashi, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe ish-deputet i kësaj force politike. Që nga viti 2015 në Bashkinë e Fierit janë zhvilluar rreth 1 300 tendera, me vlerë dhjetëra milionë euro.
Nga 1 300 tendera, rreth 100 tendera rezultojnë me flamur të kuq, që do të thotë se janë zhvilluar pa garë ose janë përjashtuar në bllok konkurrentët me ofertë më të ulët, përveç fituesit me ofertë më të lartë. Për rrjedhojë diferenca mes ofertës fituese dhe fondit limit është e papërfillshme. Procedura të tilla nuk janë të ndaluara me ligj, por nga ana tjetër mbartin një risk të madh për abuzim. Me flamur të kuq ishin edhe tenderi me vlerë 28 milionë USD për uniformat e policisë si dhe tenderi për kanalin e ujit në Lushnje, për të cilët SPAK arrestoi rreth 20 zyrtarë dhe biznesmenë. Në takimin që kryeministri Rama zhvilloi disa ditë më parë me kryebashkiakët, u kërkoi këtyre të fundit të ndalonin tenderat pa garë, ndryshme i paralajmëroi se do t’i denonconte në SPAK.
Po kush janë njerëzit e dyshimtë që marrin tendera në Bashkinë e Lushnjes? Kompania ‘Sinani Trading’, e cila ka si objekt tregtimin e produkteve bujqësore, materialeve të ndërtimit, pesticide, karburanteve etj, ka marrë 16 tendera në Bashkinë e Fierit me vlerë 55 656 690 lekë, me garë dhe pa garë. Kompania është themeluar nga Shemsi Sinani në vitin 1995 me emrin “M.B Kurti”. Sinani është dënuar në korrik të vitit 2018 me 4 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për korrupsion me tendera me ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto dhe zëvendësin i tij, Iljaz Labi, që të dy të arrestuar. Pas arrestimit, Sinani bëri dy lëvizje; i ndryshoi emrin kompanisë nga ‘M.B Kurti’ në ‘Sinani Trading’ si dhe e kaloi kompaninë në emër të të birit, Ledion Sinani.
Sot kjo kompani, me pronar Ledion Sinani vijon të marrë tendera me të njëjtin intensitet dhe 16 tendera i ka marrë vetëm në Bashkinë e Fierit. Në këtë bashki merr tendera edhe kompania ‘4 S’, me pronar Xhino Sinani, djali i Shemsi Sinanit, vëllai i Ledion Sinanin. Në disa procedura, dy vëllezërit bashkojnë kompaninë, të cilat kanë objekt të njëjtë.
Ndërkaq, në Bashkinë e Fierit ka marrë tender edhe pronari i kompanisë “EURO-ALB”, Bujar Murati, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK për aferën me tenderin e kanalit të ujit me kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. Bujar Murati është arrestuar edhe në dhjetor të vitit 2009 për skandalin me tenderin e uniformave të policisë. Në atë kohë, mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, ndërsa kompaninë e kishte kaluar në emër të bashkëshortes Doriana Murati. Murati jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në vitin 2014 kërkoi dëmshpërblim për burgun. Murati e kaloi sërish kompaninë në emrin e tij dhe vijoi të merrte fonde publike.
Kompania ‘Victoria Invest’, me administrator dhe ish-pronar Fatmir Kuçin, ka marrë gjithashtu tendera në Bashkinë e Fierit. Bashkia e Fierit deri në maj të këtij viti është pastruar pikërisht nga ‘Victoria Invest’, në bazë të një kontrate me vlerë 268 272 468 ose rreth 2.7 milionë USD, ndërkohë që fondi limit për këtë shërbim ka qenë 269 569 000 lekë. Tenderin e fundit kjo kompani e ka marrë në mars të këtij vitit, me vlerë 15 980 560 lekë, për ndërtimin së pikës së transferimit të mbetjeve urbane.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përdor një Benz luksoz, i cili është blerë pikërisht nga kompania “Victoria Invest” në vitin 2010. Atomjeti është blerë në Mynih më datë 21.06.2010 për 53 mijë e 697 euro. Basha nuk e ka deklaruar në ILDKPKI këtë makinë, duke krijuar dyshime të forta. Në rrethet politike dhe mediatike u ngritën dyshime se Basha mund të ketë marrë këtë makinë dhuratë, për të shuar protestën në Astir, pasi “Victoria Invest” po ndërtonte një pjesë të segmentit të unazës.
Ndërkaq, Fatmir Kuçi i lakuar për lidhje me Lulzim Bashën, figuron edhe sponsor i fushatave elektorale të Partisë Demokratike. Biznesmeni nga Elbasani u arrestua në vitin 2016 pasi goditi për vdekje (aksidentalisht) një turist rus të quajtur Denis Kaiumov, në plazhin e Livadhit, në Himarë. Kuçi po drejtonte një skaf pa siguracion dhe dokumentacionin përkatës. Fatmir Kuçi, njihet që prej vitit 1997 në Elbasan si person problematik pasi është përplasur me armë me disa prej grupeve kriminale në këtë qytet. Pak vite më vonë, vila e tij e ndërtuar në “Fushë-Mbret” të Elbasanit, është qëlluar me armë. Pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, personat që ishin të dyshuar për këtë ngjarje, janë vrarë disa vite më parë nga persona ende të paidentifikuar.
Kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Kuçi fitonte tenderat e pastrimit të Tiranës. Pas largimit ë Bashës dhe ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë, Fatmir Kuçi e humbi këtë shërbim. Por, megjithatë, arriti ta fitonte në Fier, edhe pse një bashki e drejtuar historikisht nga përfaqësues të PS-së. 17 tendera në Bashkinë e Fierit i ka marrë kompania A.G.A 1, e cila ka si objekt tregtimin e karburanteve. 50 % të aksioneve të kësaj kompanie janë blerë nga Renato Sali. Kjo kompani, kryesisht i merr tenderat pa konkurrencë dhe me ofertë fituese pothuajse sa fondi limit. Edhe në rastet kur gara është zhvillohet në letra, sërish diferenca mes ofertës fituese dhe fondit limit është e papërfillshme.(Shqiptarja.com)
Ne te gjith Boten akuzohet Kryeministri dhe qeveria per korrupsion,ne Shqiperi akuzohet kryetari opozites.Arrestohet Kryetari socialist i bashkise se Lushnjes dhe askush nuk merr pergjegjesi as Rama dhe as Balla ashtu si per 7 kryetaret e Bashkive te inkriminuar.Keta vazhdojn akoma duke mashtruar shqiptaret.
Toni, ke nje te drejte se ti ose nuk e ke kuptuar o los rolin e budallait: po pse kryetari opozites “nuk do” te fitoje zgjedhjet per te treten here? Sepse ne kete menyre ai nxierr dhe fitimin dhe s’ka pergjegjesi para popullit. Bile te gjithe thone qe Lulezimi fle, eshte budalla etj; te theme une, Toni, mbaje forte Lulezimin se nuk e ben asnje kete ne te gjithe Boten!
O Toni, si ka mundesi që je kaq i mangët menderisht?!?! Akuzohen njerëz konkret. Nuk ka asnjë të dhënë që tenderat i kanë marë se janë militant të PS-së.
Petro Koci eshte nji nder Politikanet Shembull ne Shqiperi .
Ben mir qe ben kte denonancim inteligjente ,duke vene ne Prove Spak-un .
Keni per te pare ,se as qe ka me e veb ujin ne Zjarre ,(per tu lare ) Bordellua Spak?
E mo corapekuq bithgrrisuri apo edhe ti i tredhuri (atheos )Ngjela,a i kap Spak keta njethundrake arabe!?
Duket qart se ne cdo grabitje,gllaberim pasurie publike a private ka vec nje identitet:Turkoshqipfoles!
Nuk ka per tu bere kurre ai vend persa kohe qelbet nga turkoshqipfoles….
P.Koci, duhet te kesh kujdes,jeta jote eshte ne rrezik….arabet nuk ta kursejne,me c’kam degjuar me pare ti ke rene preh e nje rrahje brutale madje deri ne qethje koke.
Kujdes,jeta jote eshte ne rrezik…. arabet jane te pabese.
Trebicka,Prifti por edhe Olldashi jane fakte te dhimbshme…..
Më ka thënë dikush, ( ndoshta është dashakeq ) që këtë Ngjelkën e kanë tredhur në hetuesi. I shkreti!!! Prandaj ka këtë inpotencë intelektuale që i buron nga ajo “Koqeale”.
O shoku. Ardiatik. Cdo njeri qe eshte ne dijeni te nje krimi ka detyrimin te bej kallezim penal. Nuk vete SPSK nga e drejtojne politikanet per te dhene goditje. Mos u mundoni ta cperqendroni SPAK. E keni kot.
Follow Erion Isufaj dhe ke Lulëzimen të ambalazhuar gati për transfertë në sarajet me hekura ku sapuni ben nderjetesin midis partnereve brekembuluar
Ne fakt Petro Koci ka te drejte.Por tash u kujtua Ai.ti ngre keto fenomene 8 vjecare.Ky i ka ditur prej kohesh.Por pse ju dogje barku sot?
Eshte i detyruar nga miqte e vjeter te tij dhe familjes se tij,udheheqesit lokal te PD dhe policise Fier.Ata te fundit te viteve 90.
Ose do ti beje presion Edit qe ta zgjedhe per minister mavrine.
O Petro lere rehat njerzit qe dian dhe dine te punojne.Mer ate pagen e deputetit,se dhe ate e ke teper.Je shembull klasik i paaftesise dhe inkopetences.Nuk e ke kuptuar qe ka fluturuar kohe e Fatos Nanos,koha e dembeleve dhe mashtruesve.Nuk mundesh me te genjesh fieraket.
ESHTE LUFTA FINALE
VENDIMTARE PER NE
KUSARISE INTERPARTIAKE
FUNDI NE PRANGA PO I VJE !
LIGJ E DREJTESI
QE TE BEHET SHQIPERI !