“Mezi po pres”, ish-kryeministri Berisha i sigurt që do të shkojë si deputet në Kuvend

17 Korrik 2021, 14:00Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët pasi ushtroi të drejtën e votës në Kuvendin Kombëtar të PD-së. I pyetur nëse do të jetë në Shtator pjesë e Kuvendit, Berisha tha se mezi po pret rikthimin si deputet.

“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se: “Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre.Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara.

Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës.”

3 komente në ““Mezi po pres”, ish-kryeministri Berisha i sigurt që do të shkojë si deputet në Kuvend”

  1. Realisti says:

    More fund Sali kerrma. Ti je e shkuara …

  2. tekniku says:

    Enverit i ke lare bythen mor pis.Para tij burra si ty benin shurren ne breke o Vicidol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje