Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë: Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim

17 Korrik 2021, 12:04Politika TEMA

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar Platformën Qytetare për Demokracinë. Basha i bën thirrje qytetarëve që duan ndryshim që të bëhen pjesë e kësaj platforme për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

“Në themelin e saj kjo platformë sipas Bashës do të ketë rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.

Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend.

Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit”, tha Basha.

1 komente në “Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë: Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim”

  1. Ndroqi says:

    Nga humbja ne humbje por perseri krenar te dhjer…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje