Rama publikon pamjet e Bypass-it në Vlorë: Një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit

17 Korrik 2021, 10:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e Bypass-it të Vlorës, teksa shkruan se  është hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, por njëkohësisht është një destiancion i ri për t’u zbuluar.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë?

***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, shkruan Rama në Facebook.

1 komente në “Rama publikon pamjet e Bypass-it në Vlorë: Një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit”

  1. ERTV says:

    Një aks i hapur me PPP-ra e VKM-ra në funksion të oligarkeve për të shkuar sa me shpejt tek vilat që i kanë bërë me statuse të investitorëve strategjik…me trualle të tjetërsuar ose gllabëruar e çmime vilash marramendëse.
    Nga pikëpamja mjedisore “katastrofë” veç të duket sikur është shqyer mali dhe të krijoj vizionin e diçkaje shumë madhështore nga sa është në realitet duke shkatërruar dhe atë pak gjelbërim natyral (Dherat e hedhur, që kanë zbardhur malin, për ca vjetë do t’ju shkojnë nga rrëshkitjet dhe gërryerjet banesave dhe plazheve poshtë)
    Shijoje dhe sa të mundesh mandatin e 3-të artisto bashkë me Bëllindën bletën punëtore.
    Sapo të të vijë dhe ty “mandata” nga USA si shokëve të tu (Saleh-ut dhe Likes e LUL Holandezit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje