Qëndrimet për Qemal Stafën, Arben Duka shpërthen me vargje ndaj drejtorit të Arkivave: Birbua mbetje e partisë çame, kryegomar dhe qelbësirë sahanesh

17 Korrik 2021, 10:35Politika TEMA

Poeti i njohur Arben Duka në rubrikën e tij ka ironizuar drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido.

Me doza të forta kritike ndaj deklaratave të tij kundër rolit të Qemal Stafës në Luftën Nacional Çlirimtare, Duka kërkon reagim të qartë nga Partia Socialiste.

Më herët, Bido ka thënë se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero dhe se nuk pati përleshje me askënd, por u vra nga xhandarmëria.

Më poshtë po përcjellim vargjet e plota të poetit Arben Duka.

Drejtor të arkivës qendrore,

ne dikur kemi patur ,

shokun Shaban Sinani,

një shkencëtar i spikatur!

Që të emërohesh aty,

duhet të jesh shkencëtar,

po s’bëhesh dot i tillë,

duke qenë një gomar!

 

Po vende kaq të rëndësishme,

qeveria i mban thjesht për qoka,

u jepen pa problem,

partive të tipit Idrizi a Ndoka!

 

Birbua i sotëm është aty,

si mbetje e partisë çame,

nga ata që e ngjyejnë bukën,

në njëqind e një sahane!

 

Birbua i birbove,

që deri dje qe një i paemër,

duke goditur Qemal Stafën,

luftën nacional-çlirimtare ka qëlluar drejt e në zëmër!

 

Qemali është krejt rastësor,

na thotë ky kryegomar,

se të paktën një kuçedër,

në luftë duhet të kish vrarë!

 

Rama duhet të shkarkonte me urgjencë,

autorin e ham-humit,

po s’mund ta bënte ai që Qemalit,

emrin i hoqi prej stadiumit!

 

Qemal Stafa ësht’ një mal i lartë me kokën tek retë,

më të lartë lufta jonë nuk nxorri tek ne,

zakonisht në majën e malit bien rrufetë,

e asnjë rrufe nuk bie në hale!

 

S’ka rëndësi nëse Rama-Birbon,

e heq-apo e mban me dëshirë,

në çdo pozicion që të jetë,

Birbua është më e madhja qelbësirë!

 

Fondacionin me emrin e Qemal Stafës,

Partia Socialiste pse e mba,

dhe s’reagon në asnjë lloj mënyre,

për deklarimet e turpëshme që bën një maskara!

7 komente në “Qëndrimet për Qemal Stafën, Arben Duka shpërthen me vargje ndaj drejtorit të Arkivave: Birbua mbetje e partisë çame, kryegomar dhe qelbësirë sahanesh”

  1. Jorgo says:

    kur te ben biografine nje pijanec, bixhozxhi e delenxhi si puna e ketij, vaj medet… pale po e mban veten dhe per “gopist” nderkohe qe do tre viagra qe mos te beje cicin ne breke…

  2. I sakti says:

    Te lumte dora dhe mendja Arben Duka.

  3. Altin says:

    Mrekulli qe kemi njerez me kurajo qe ngrejne zerin fuqishem kundrejt ktyre birbo-qelbesirave qe duan ta bejne lemsh historine e kombit e denigrojne heronjte e cdo periudhe.
    Ne vend te heronjeve ngrejne figura te dyshimta, hajdutesh, bashkpunues me armiqte e shqiperise qe i kane bere gjemen vendin te tyre. O zot cfar kohe e ndyre ka ardhur.
    Poshte qelbesirat, rrofshin per jete heronjte e kombit tone.

    1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

      Respekte Altin.
      Ndonëse i them Komunisti Sali, e kuptoj që mund te dalë si ofendim për partizanët e ndershëm dhe trima si daja im, që luftuan kunder fashizmit dhe kolaboracionistëve ne nje lufte te drejtë, duke e rreshtuar Shqiperinë ne kampin fitues anti-fascist.
      Nuk dua te ofendoj as komunistet e ndershëm qe derdhën djersë e gjak për të ndertuar Shqiperinë e pas luftës.
      Nuk mbajnë përgjegjësi ata për diktaturën qe ndertoi Enver Hoxha.
      Përgjegjësi mbajnë komunistet e ndyre si Sali Katunari qe perfaqëson militantizmin e qelbësirave. Ata qe u bënë spiunë te Sigurimit atehere, ndersa sot na kane dalë si demokratë të flaktë ne PD.
      Pale pa, kane ngritur kokë edhe ata qe u bënë bythe e brekë me nazistët dhe duan te hedhin balte mbi të vetmen gjë që kemi te ndritur – Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare- të cilën e bëri populli thjeshtë, dhe trimat që nxori ne krye si komandante dhe heronj.
      Diktatura e mevonshme nuk e zhbën Luften. Sepse gjaku i derdhur per liri nuk zhbëhet.
      Por keta qenër duan të reabilitojne gjysherit e tyre badhkepunetore te fashizmit qe Jane denuar ne tere boten, Jo vetëm në Shqipëri.

  4. mik says:

    Vetem ne kete vend njerzit perdorin sharjet si argument, ne vend qe te justifikojne statusin qe i eshte dhene Qemal Stafes, nga dikush qe ngiti lart bemat e Haxhi Qamilit.

  5. Flamur says:

    Të lumte dora Z Arben Duka.
    Por në keto kohe jane ngritur halet dhe ulur malet.

  6. sokrat says:

    Shume bukur o Arben! Duhet te ishte shkarkuar me kohe, pasi ka sulmuar LANCL dhe nje nga figurat simbol te saj dhe te shqiptarise, te madhin Qemal Stafa! Por, nuk ja hedhin dot shqiptareve me diversionet e ketij palo drejtori dhe ballistit Blendi Fevziu! LANCL dhe Qemal Stafa jane krenaria e shqiptareve, me te cilet do te mburren ne shekuj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje