VIDEO: Shihni momentin kur austriaku i shpëton jetën çiftit gjatë vërshimeve në Austri

19 Korrik 2021, 10:38Bota TEMA

Një akt heroik i një burri austriak i cili ua shpëtoi jetën e një çifti turk në qytetin austriak Hallein po bën xhiron e rrjetit.

Hallein, një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë, ishte një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave, i cili mbyti dhjetëra në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës.

Sipas mediave turke, kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, Salih dhe Ayşe Karaaslan e gjetën veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt kur përmbytjet filluan të përfshinin vendin ose të qëndronin aty.

Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, vetëm për t’u bartur nga rryma e fortë. Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.

Videoja u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran në “Tëitter”, teksa shkruan: “Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.

?Avusturya#Salzburg bölgesindeki sel felaketinde suya kapılan #Ordu'lu hemşehrimiz Salih Karaarslan ve eşi Ayşe Karaarslan #Avusturya'lı komşuları tarafından kurtarıldı.

Vatandaşlarımızı arayarak geçmiş olsun dileklerimizi ilettik.?

Çok şükür durumları iyi. ?? pic.twitter.com/nl3sCyooXs

— Yavuz Selim KIRAN (@yavuzselimkiran) July 18, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje