Nxënësi gjendet i vrarë me sëpatë në banjën e shkollës, arrestohet 16-vjeçari

20 Korrik 2021, 12:38Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Singaporit,  ku një nxënës 13-vjeçar është gjetur i vdekur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autori i vrasjes është një 16 vjeçar. Gjithashtu në banjon e shkollës, ku u gjet i vrarë 13-vjeçari, është gjetur një sopatë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës.

Nga ngjarja që ndodhi, e gjitha shkolla u fut në izolim, pasi autoritetet policore morën në pyetje të gjithë stafin dhe nxënësit. Ndërkohë që pas arrestimit të 16-vjeçarit, ata u lanë të lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje