FOTOT/ Zbulohet pedofili që tronditi futbollin: I martuar me Miss Islandën

20 Korrik 2021, 18:11Sport TEMA
FOTOT/ Zbulohet pedofili që tronditi futbollin: I martuar me Miss

Sipas versionit online të të përditshmes islandeze “Morgunbladid”, që është edhe siti më popullor në vend, është Gylfi Sigurdson lojtari i Evertonit që është arrestuar të premten pas akuzave për pedofili.

Në Angli nuk është bërë i ditur emri për çështje ligjore, por është specifikuar se lojtari është 31 vjeç, është i martuar dhe luan titullar me kombëtaren e tij.

Sigurdson, 31 gola në 156 ndeshje me Evertonin, nuk luajti në një ndeshje stërvitore në fundjavë, pasi nuk ishte grumbulluar në skuadër.

Ai është martuar në verën e 2019-ës. Bashkëshortja e tij (që ka fshirë profilin e saj në Instagram) është Aleksandra Ivarsdotir, 31 vjeç, ish-Mis Islanda dhe mes 15 të parave në konkursin e Mis Botës.

Është e dipolomuar në psikologji dhe çifti është konsideruar si “posh and becks” i Islandës. Të shtunën Sigurdson ka publikuar në Instagram një foto të martesës.

Në fillim të korrikut shtëpia e lojtarit, – që sipas burimeve islandeze është pikërisht Sigurdson, – është kontrolluar nga policia, që ka sekuestruar disa objekte.

Evertoni e ka pezulluar lojtarin dhe ka deklartuar se do të mbështesë hetimet. Nesër skuadra e drejtuar nga Benitez do të shkojë në Amerikë për të marrë pjesë në “Florida Cup”.

Gazeta “Visir” në Islandë ka sjellë edhe reagimin e Federatës Islandeze të Futbollit. Drejtoresha e përgjithshme, Klara Bjartmarz, ka pohuar se nuk ka marrë informacion për faktin se futbollisti i arrestuar të premten është Gylfi Sigurdson, por në mëngjes në federatë është bërë një mbledhje, me sa duket, për këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje