Përplasja e Hysajt me tifozët e Lazios merr përmasa të mëdha, presidenti i Parlamentit Europian i del në mbrojtje lojtarit kuqezi

20 Korrik 2021, 15:49Sport TEMA

Përplasja e Elseid Hysajt me tifozët e Lazios ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Mbrojtësi kuqezi këndoi këngën “Bella Ciao” pak ditë më parë në grumbullimin me skuadrën, ndërsa nuk është pritur mirë nga tifozët.

Ultrasit e Lazio janë pro fashizmit dhe kanë kërkuar llogari për këë partizanësh dhe kanë shkuar deri aty sa e kanë gjuatur Hysaj krimb përmes një banderole.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti I Parlamentit Europian, David Sassoli që i ka dalë në mbrojtje futbollistit kuqezi.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, David Sassoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje