Nuk kanë të sosur polemikat te Lazio që kanë përfshirë mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. Lojtari më i ri bardhekaltër, respektoi hitin para lojtarëve duke kënduar “Bella Ciao” këngën hit për italianët dhe në mbarë botën falë edhe serialit famoz, “La Casa de Papel”.
Por hiti i Hysaj nuk u prit mirë nga ultrasit e Lazios, të njohur si ekstrem i djathtë të cilët nuk e pranojnë dot që një këngë partizane të kêndohet nga një lojtar i tyre.
Mësohet se disa përfaqësues të ulstrasve kanë shkuar në hotelin ku po qëndron skuadra bardhekaltër ku janë sqaruar nga Igli Tare për qëllimin e këngës dhe se arsyeja nuk kishte lidhje me aspektin politik apo bindjet politike që lidhen me klubin apo dicka tjetër.
Madje ne Itali shkruajnë edhe se Digos, reparti i specializuar i forcave te rendit ishte e pranishme për të mos patur incidente dhe në fund, vendimi për të fshirë cdo postim të lojtarëve lidhur me Bella Ciao.
Shumë polemika dhe probleme për një këngë të famshme dhe asnjë qëllim tjeter nga Hysaj, por që fillimi i tij te Lazio nuk ishte ai që priste.
Hysaj nje injorant dhe idiot i lindur! Kenga “Bella ciao” eshte nje kenge e njohur partizane komuniste, qe ka simpatine dhe perkrahjen e te gjithe se majtes evropiane dhe eshte si himn i se majtes. Lazio njihet si nje ekip i ushtrise italiane me ndjenja te theksuara fashiste dhe ekstremo djathtiste! Merre me mend sa sa provokues eshte dukur Hysaj duke kenduar kete kenge, nderkohe qe me siguri ai e ka bere nga injoranca e theksuar dhe mungesa e arsimimit dhe jo nga simpatite personale.
Po çfar i duhej ketij idioti te provokonte tifozet laziale.As qe e ka idene se per se kendohet ajo kenge.Nuk me duket se ky ka lexuar qofte edhe nje liber ne jeten e tij.Ky shkon dhe falet ne xhami tek hoxha.