Jurgen Uldedaj rikthehet bindshëm në ring, fiton me knock-out

18 Korrik 2021, 11:16Sport TEMA

Çfarë rikthimi në ring për Jurgen Uldedajn.

Boksieri lezhjan ishte thjeshtë fantastik në duelin ndaj ukrainasit Dmitri Serguta të cilin e mposhti me nock-out në raundin e 7-të.

Kjo ishte fitorja e 14-të e 23-vjeçarit që bokson në kategorinë “Cruiser”, deri në 90 kilogram.

Uldedaj prej vitesh stërvitet në Gjermani nën urdhrat e trajnerit Dirk Dzemski dhe promotorit më të njohur në Gjermani Ulf Steinforth.

Me kalimin e viteve Uldedaj ka legjitimuar veten si bokseri numër një në peshën “Cruiser” në skenën gjermane të boksit.

1 komente në “Jurgen Uldedaj rikthehet bindshëm në ring, fiton me knock-out”

  1. Urime boksierit shqiptare per mbajtjen e titullit Kampion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje