Kupat e Europës mbulojnë me “ar” Superioren, 2.6 milionë euro për katër klubet e elitës

17 Korrik 2021, 12:36Sport TEMA

Kualifikimi i Partizanit, Vllaznisë dhe Laçit në turin e dytë të Conference League ka rritur jo vetëm optimizmin, por dhe bilancin pozitiv të arkave të klubeve. Mijëra euro të përfitura nga këto 3 skuadra të cilat janë gati të surprizojnë dhe në turin pasardhës.

Si Partizani, Vllaznia dhe Laçi përfituan nga UEFA plot 550 mijë euro në total. Pjesëmarrja në turin e parë të Conference League vlen 100 mijë euro, ndërsa kualifikimi më tej, pra turi i dytë në total vlen 450 mijë euro. Shumë e konsiderueshme kjo për 3 klubet e Superiores që mund të sigurojnë thuajse gjysmën e buxhetit vjetor.

Sakaq edhe Teuta, edhe pse u eleminua nga Champions League, kualifikohet direkt në turin e dytë. “Djemtë e Detit” përfituan 260 mijë euro si kampionë, 280 mijë euro turi i parë në Champions League dhe 450 mijë euro turi i dytë në Champions League. Pra në total plot 990 mijë euro.

Sic shihet pjesëmarrja në Kupat e Europës i jep një “dorë të mirë” klubeve të Superiores që deri më tani kanë përfituar të gjitha bashkë afro 2.6 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje