Merkato në Superiore: Teuta afron dy vëllezërit, Dinamo dhe Kukësi lëvizje brenda kampionatit

17 Korrik 2021, 14:53Sport TEMA

Merkato në Kategorinë Superiore ka filluar të nxehet. Klubet vazhdojnë me përforcimet për sezonin e ri dhe kanë qenë 4 lojtarë që janë prezantuar në 24 orët e fundit.

Kampionët e Teutës, kanë prezantuar afrimin e dy vëllezërve, Adolf dhe Santiago Selmani. Të dy këta futbollistë pas zyrtarizimit kanë nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën bregdetare.

Dinamo është shfaqur mjaft aktive teksa ka afruar një numër të lartë lojtarësh në këtë merkato. Së fundmi kryeqytetasit kanë bërë një goditje të bujshme, teksa kanë marrë në skuadër një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për Adim Ibraimin, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit. Sulmuesi tashmë e ka mbyllur kontratën me verilindorët dhe do të vazhdojë karrierën te Dinamo.

Gjithashtu edhe Kukësi ka lëvizur në merkato, ku pas trajnerit Longo së fundmi ka prezantuar edhe afrimin e mesfushorit Shqiprim Taipi. Futbollisti ishte pjesë e Skënderbeut në sezonet e fundit, ndërsa tashmë do të vazhdojë karrierën te verilindorët, aty ku është edhe vëllai i tij Gjelbrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje