Rinovoi kontratën me Chelsea, Broja: Dua të lë gjurmë këtu

19 Korrik 2021, 11:35Sport TEMA

Armando Broja rinovoi kontratën e tij me Chelsea ditën e djeshme deri në vitin 2026.

Sulmuesi i Shqipërisë u shfaq shumë i lumtur për këtë, duke thënë se shpreson që të lërë gjurmë në të ardhmen.

“Jam shumë i entuziazmuar që po firmos një kontratë të re me Chelsea. Meqë jam rritur në akademinë këtu, ishte një moment special kur debutova me ekipin e parë në vitin e kaluar, para se të fitoja më shumë eksperiencë në huazim te Vitesse në sezonin e kaluar.

Dua të vazhdoj në këto baza dhe pres me padurim të bëj progres dhe të lë gjurmë te Chelsea në vitet në vijim”, ishin fjalët e para të Brojës pas rinovimit.

Kujtojmë se në sezonin e fundit futbollisti luajti i huazuar te Vitesse, me të cilët zhvilloi 34 ndeshje dhe arriti të shënojë 11 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje