“Sulmet” e tifozëve ndaj Hysaj, reagon zyrtarisht Lazio: Është detyrë e klubit të mbrojë lojtarin, çështjet politike nuk kanë lidhje me këtë rast

19 Korrik 2021, 16:45Sport TEMA

Lazio ka reaguar zyrtarisht për çështjen e Hysajt. Mbrojtës i Kombëtares shqiptare këndoi këngën “Bella Ciao” në grumbullimin me Lazios dhe kjo ka sjell irritimin e tifozëve.

Kjo këngë në Itali është himni i parizanëve, ndërsa tifozët (fashistë) e skuadrës italiane i kanë kërkuar llogarit mbrojtësit për këtë këngë që kishte zgjedhur dhe e kanë ofenduar në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Lazio ka reaguar zyrtarisht duke i dalë në mbrojtje lojtarit të Kombëtares shqiptare.

“Është detyrë e klubit që të mbrojë një nga anëtarët e saj dhe t’i heqë ata nga shfrytëzimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi.

Faza përgatitore e skuadrës duhet të vazhdojë në angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është fryrë deri më tani”.

1 komente në ““Sulmet” e tifozëve ndaj Hysaj, reagon zyrtarisht Lazio: Është detyrë e klubit të mbrojë lojtarin, çështjet politike nuk kanë lidhje me këtë rast”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Mori fund Hysaj, nuk kane per t’ju ndare ata. Edhe atehere kur mund te gjykohet se do dale ne fushe per te luajtur, ata kane per ta fershkellyer ne kor dhe kane per t’ja nxirre jeten. Eshte e pranueshme kur te fershkellejne tifozet kundershtare, kjo mund te sherbeje edhe si nxitje per te luajtur me mire, por kur te fershkellejne tifozet e skuadres tende, te priten gjunjet. Gjynah qe e trajtojne ne kete forme, vec faktit qe i bie topit me kembe, Hysaj as qe besoj se di ndonje gje tjeter ne kete bote, kot e ngaterrojne me gjara qe ai as i merr vesh dhe as i kupton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje