I sapoliruar nga psikiatria: ‘Kanibali’ vret pa mëshirë 13-vjeçarin, e copëton dhe i ha trupin

21 Korrik 2021, 17:19Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë ditën e sotme, ku një burrë i identifikuar si Arthur A., i sapoliruar nga spitali psikiatrik ka vrarë një 13-vjeçar dhe konsumuar trupin e tij.

Midilibre.fr raporton se burri ishte shtruar në spitalin psikiatrik për arsye se vriste qen e më pas konsumonte pjesë të trupit të tyre.

Sapo u lirua nga spitali, kanibali joshi një 13-vjeçar duke i premtuar gjëra të ndryshme dhe e çoi atë në një vilë në Marsejë, ku gjymtoi trupin e tij dhe hëngri disa pjesë.

Policia është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga fqinjët, të cilët kanë ndjerë aromën e rëndë dhe kanë lajmëruar autoritetet. Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë dhe kanë gjetur vetëm disa pjesë nga trupi i gjymtuar i të miturit.

Trupi i adoleshentit ishte aq i dëmtuar sa u arrit të identifikohej vetëm nga analizat e ADN-së. Ndërsa autori, sapo ka parë policinë, ka tentuar të largohej nga çatia, por është qëlluar për vdekje.

E ëma e djalit akuzon autoritetet franceze se lanë të lirë një pacient të rrezikshëm, e kjo i kushtoi shtrenjtë familjes së saj. Burri i identifikuar si Arthur A. njihej si problematik në zonë, ku ndizte zjarre e varte qentë, të cilët më pas i hante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje