VIDEO: Përmbytjet në Kinë, rryma e ujit merr para gruan, ja si e shpëtojnë

21 Korrik 2021, 14:53Bota TEMA

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kinën Qendrore.

Një grua është shpëtuar së fundmi nga kalimtarët në rrugë, pasi humbi kontrollin duke e marrë para uji i vrullshëm.

Në video duket gruaja e cila rrëzohet në mes të rrugës, që është plotë me ujë. Menjëherë qytetarët që ndodheshin në zonë vrapojnë për ta shpëtuar atë.

Reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë Kinën ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje katastrofike në vend.

Deri më tani autoritete kanë konfirmuar 12 viktima, ndërsa rreth 200 mijë banorë janë evakuuar nga zonat me rrezik të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje