U siguronin Anglinë emigrantëve të paligjshëm për 25 mijë paund, shkatërrohet banda e shqiptarëve

21 Korrik 2021, 11:59Bota TEMA

Policia britanike ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të klandestinëve duke vënë në pranga shtatë persona.

Sipas mediave britanike banda mendohet se ka trafikuar qindra emigrantë ilegalë shqiptarë drejt Anglisë. Personat paguanin deri në 25 mijë paund për të prekur tokën britanike. Të arrestuarit janë gjashtë burra nga mosha 26 deri 44 vjeç dhe një grua 26-vjeçare.

Mes shtatë të arrestuarve në operacionin e zhvilluar në katër pika të ndryshme në Londër mendohet se është edhe kreu i grupit. Po ashtu sipas mediave, për të kryer trafikun e klandestinëve grupi përdoret makina të posaçme, duke i fshehur ata mes mobiljeve.

Gjatë këtij operacioni, policia sekuestroi rreth 30 mijë paund, por besohet se përfitimet nga ky aktivitet arrijnë deri në qindra mijëra paund.

Hetuesit mendojnë se banda kishte kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje