Këshilltari i Bashës: Sali Berisha po përdor PD-në për t’u mbrojtur nga SHBA, duhej të largohej nga politika që më 2013

22 Korrik 2021, 18:50Politika TEMA

Këshilltari i kryetarit të PD, Lulzim Basha, për pushtetin vendor, Roland Bejko, foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV për pozicionin e ish-liderit të së djathtës, Sali Berisha dhe shpalljen e tij non grata nga SHBA.

Duke e cilësuar si ekuacion me shumë të panjohura, Bejko tha se Berisha duhet të ishte distancuar nga struktura e PD që prej 2013-ës.

Sipas tij, të qenit sërish deputet e vështirëson pozicionin e tij, ndërkohë që shtoi se ish-lideri nuk duhet të përdorë PD-në për vendimet e tij.

“Nuk kam asnjë mendim për këtë. Ka një ekuacion me shumë të panjohura në këtë mes. SHBA e ka shpallur non grata, ndërkohë në PD ka kontribut të jashtëzakonshëm.

Unë do doja që në 2013-ën Berisha të kishte mbajtur distancë nga struktura e PD. Ai krijoi një institucion tjetër që është “qytetari digjital”.

Berisha tani është në një provë të madhe. Të qenit deputet do ta vështirësonte pozicionin e tij, do doja që ta merrte vetë vendimin dhe të mos përdorë PD.

Unë uroj më të mirën për Berishën, por do doja të kishte një raport të sinqertë dhe të drejtë me PD-në”, tha Bejko.

I pyetur nga gazetarja Klementina Cenkollari gjithashtu për paralajmërimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për rishikim e reformës territoriale, Bejko tha nuk ka më pjesëmarrje të qytetarëve në qeverisje, për shkak të shkrirjes së komunave dhe përqendrimit të bashkive në zonat urbane.

“Ne nuk kërkojmë as më shumë as më pak se sa reforma territoriale e cila e përkthyer në shkrirjen e komunave dhe bashkimin me bashkitë nuk kanë arritur qëllimin.

Përveç shërbimeve të shtuara numri i punonjësve është shtuar dhe gjatë zgjedhjeve shtohen edhe më shumë me pretekste nga më të ndryshmet dhe nuk ka transparencë. Kemi një centralizim më të thellë fiskal sepse bashkitë gjithçka e marrin nga qeveria.

Nuk kemi më pjesëmarrje të qytetarëve në qeverisje. Kjo, për shkak se bashkitë u përqendruan në zonat urbane. Në veri është krijuar një amalgamë.

Nga ana tjetër u synua pjesëmarrje e madhe e qytetarëve në vendimmarrje dhe qytetarët janë tërësisht për përjashtuar dhe nëse në një bashkësi fshatrash kishin komunën, kryepleqtë sot drejtuesit e qendrave administrative janë të emëruar dhe të zgjedhur nga kryetarët e bashkive.

U synua që përmes bashkive të mëdha do kishte zhvillim ekonomik më të lartë, por kemi të kundërtën e kësaj. Bashkitë të cilat janë të bashkuara me zonat rurale janë të përqendruara tek qytetet dhe për këtë arsye kemi dyndje drejt metropolit dhe kemi boshatisje të periferive në Shqipëri”, tha Bejko.

Z. Bejko, ndalemi pak edhe ne zhvillimet e brendshme te PD. Keni qenë kritik edhe ne ditën e zgjedhjeve, dhe keni qenë kritik edhe tani, pas Kuvendit Kombëtar të PD. Pse thoni se gaboi Basha? Ne cilën pikë?

Bejko: Unë kam qenë shumë i angazhuar këto dy muaj. Ka pasur vend për debat por ju e keni parë gotën gjysme bosh. Unë dëshiroj që PD të ndryshojë dhe të jetë më demokratike. Kështu PD do fitonte një kartë të rëndësishme të modernizimit të partisë të përbënim një element simpatik.

Unë kam kërkuar një parti që të kishte diversitet. Ne kemi ëndërruar një Shqipëri që do të ishte në BE. Ne kërkojmë një Shqipëri të banueshme për të gjithë. Me Bashën i cili është një figurë e re do doja të kthehej në lider demokratik dhe të japë një frymëzim të përbashkët.

PD ka nevojë për ideologjinë e vet. Ajo që më tromaks është se justifikojmë disfunksionalitetin e shoqërisë. Vendimet që merren në liri janë vendimet më të mira. Në PD gëlon debati dhe duhet të menaxhohet çdo zë kritik. Ne kemi 20% të këshillit kombëtar të rinj.

Me Berishën çfarë qëndrimi duhet të kishte mbajtur PD?

Bejko: Nuk kam asnjë mendim për këtë. Ka një ekuacion me shumë të panjohura në këtë mes. SHBA e ka shpallur non grata ndërkohë në PD ka kontribut të jashtëzakonshëm. Unë do doja që në 2013-ën Berisha të kishte mbajtur distancë nga struktura e PD.

Ai krijoi një institucion tjetër që është “qytetari digjital”. Berisha tani është në një provë të madhe. Të qenit deputet do ta vështirësonte pozicionin e tij, do doja që ta merrte vetë vendimin dhe të mos përdorë PD. Unë uroj më të mirën për Berishën, por do doja të kishte një raport të sinqertë dhe të drejtë me PD-në.

Kam deklaruar se nuk kthehem më në Gjirokastër. Kam shpenzuar kohë pafund dhe kam nxjerrë deputetë, por jam penguar vetë 2 herë, në 2013-ën dhe në këto zgjedhje për shkak të mënyrës së ndarjes së mandateve.

11 komente në “Këshilltari i Bashës: Sali Berisha po përdor PD-në për t’u mbrojtur nga SHBA, duhej të largohej nga politika që më 2013”

  1. Duhej te vetevritej e jo te largohej nga politika

  2. shqeto says:

    Kete une s’e kuptova fare çfare ka thene ne interviste; sa kontradiktor qe tregohen! Kane bythe keta njerez se koke e shikoj qe nuk kane? Amerika thote troç: Sali Berisha me gjithe suiten ka minuar demokracine ne Shqiperi, ka bere korrupsion, ka vjedhur me gjithe suiten (edhe nendetesen 105 e futi ne xhep ma Arben Imamin, shenimi im) , ka bere krime dhe Amerika nuk e pranon te shkele atje duke ja lene topin Shqiperise dhe shqiptareve. Shqiptaret e partise demokratike e brohorasin minimin e demokracise, hajdutellekun, krimin ne kongres. Tani shqiptaret jane ne gjak me shqiptaret. Kush do ta zgjidhe sa me shpejte pa u derdhur gjaku? SPAK duhet te veproje sa me shpejte. Para shtatorit. Ndryshe do te bjere pergjegjesia historike mbi ata gjyqtare dhe nuk do dalin pa lagur.

  3. Sul Koburja says:

    Ky eshte ze kritik .sipas thenieve.O Dio O mores.Ketyre ju ka marre muti shalet te gjitheve,jo vetem Berishes qe eshte I zhytur ne mut deri ne fyt.

  4. Shpetimi Debatik says:

    Duhej derguar ne te semes qe ne 1996 .
    ‘Nuk ndodhi keshtu sepse.pdamllaja eshte cerdhja e grumbullit te llumit te nje populli, qe nuk njohin shtet dhe nuk kane as me te voglin koncept per shtetin .

    1. Bravo kryetar Luli , me nefund e kuptoi RENDESINE e tij , nuk komunikon me me VARTESIT e tij direkt , por nepermjet keshilltareve , keshtu sot me VARTES SALIUN , komunikoi me keeshilltarin per pushtetin vendor ( megjithese me kete pushtet nuk ka asnje lidhje ) , neser me ndonje keshilltar tjeter ate te mjedisit , pastaj me ate te protestave , te manipulimeve , te videobabaleve e keshtu me rradhe !

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Duhej te kishte ikur,po e mbajtet ju servilat e hajdutet kriminel qe brohorisni per te si ne kohen e enverit

  6. kasemi says:

    Me vjen vertet keq, qe edhe demokrate si Bejko, nuk thone gjithe te verteten. Jam i sigurte qe nese ne Pd do kishte demokraci, tjeter gje, krejtesisht tjeter, do thoshte Bejko, dhe shume si ai.
    Pikerisht se eshte ngushtuar tmerresisht te shprehurit e lire ne Pd, jemi ketu ku jemi sot.
    Kjo eshte fiks ajo qe lindi dhe ushqeu Berisha, psh a mund te me numeroni ndonje qe ka qene sadopak kritik me Berishen dhe ben kariere ne Pd ? (perjashto raste kompleksesh dhe interesesash personale midis tyre),
    Epra. kryesorja qe ShBA akuzon Berishen te non grata, eshte minimi i demokracise.
    A nuk kane te drejte, a ka demokraci sot ne Pd? a nuk erdhi ai ne mes te kongresit te ligjeronte pikerisht kete, qe jam dakort dhe i mbeshtes dokrat e Lulit, qe vetem me demokracine nuk kane asgje te perbashket.
    A nuk dihet nga cdo mendje normale se minimi i demokracise nuk behet adhtu kot per qejf, jo or pd- ista, jo, behet per pushtet, per te mbjelle frike, per hajdudllek.

  7. Loran says:

    Epo u be Landi te flasi e te japi mend per Dr Berishen ????

  8. DIELLI says:

    Frikacak,servil,njerëz pa dinjitet,kanë frike te thone te verteten,duhet te dali para Gjygjit per te gjitha cka bere shqiperise.

  9. Juliano says:

    PDja kerkon te kete dy bythe, njeren ta mbaje e tjetren ta çaje. Perderi sa luli e mbeshtetesit e tij nuk kane kellqe per tu distancuar nga berisha e stresi e babai stresit, do mbetet nje force politike ku kelliçi do dali ne foltore dhe do ju mbushe mendjen shqiptareve se, antaresimet e reja ne PD po vijne lume lume, ku nuk perballohen dot me karta antaresimi. SHBA nuk eshte kompromis i berishes e as dhe rames, kur kushdo qofte nga keta e nga ata qe do vijne, te bertasin amerika eshte me ne, kur amerika seshte me ta. Deri atehere kur berisha do jete pjese e strukturave te PD, kjo force politike do jete nje skuader e kategorise dyte ne pretendimet e marjes se pushtetit.

  10. Velo says:

    Hëm u djeg, Hëm u ha. Edhe duan të thonë ndonjë kritikë për Saliun edhe nuk ua mba. Bëjnë sikur bëjnë ndonjë kritikë, por në fakt e kritikojnë duke e lavdëruar e duke i krehur bishtin. Nuk kanë faj, i ka rrahur që kur ishin kulishi Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje